Historike: Shpallet Shën Tereza

Historike: Shpallet Shën Tereza

1314
0
SHPËRNDAJE

 

Misioni i saj ishtë një dëshmi që ndriçonte kujdes për të varfërit. Merreni këtë nënë si shembull për jetën tuaj” ka porositur Papa Françesku gjatë fjalimit të tij që është duartrokitur nga masa e mbledhur në Vatikan.

Papa Françesku zyrtarisht ka shpallur shenjtore të Kishës Katolike, Nënë Terezën gjatë një ceremonie madhështore përballë mijëra pelegrinëve që ishin mbledhur në Sheshin e Shën Palit në Vatikan.

“Për nder të Trinisë së Bekuar, lartësimin e fesë katolike dhe rritjen e jetës së krishterë, me autoritetin e Zotit tonë Jezu Krisht, dhe të Apostujve të Shenjtë Pjetër dhe Pal, pas shqyrtimit të duhur dhe lutjeve të shpeshta për ndihmë hyjnore, dhe duke kërkuar këshillat e shumë prej vëllezërve tonë Peshkopë, ne deklarojmë dhe e përcaktojmë Terezën e Bekuar të Kalkutës të jetë e Shenjtë”, bërtiti Papa Françesku duke u shoqëruar nga turma me brohoritje e me duartrokitje.

Ai e ka vlerësuar lartë personalitetin dhe jetën e Nënës Terezë

“Nënë Tereza gjatë tërë jetës së saj ka qene bëmirëse dhe e mëshirshme që e ka dhënë veten e vete për t’ju ndihmuar të tjerëve. Nënë Tereza ka pasur njerëzi shumë të madhe. Është angazhuar gjatë tërë jetës së saj që ai që ka lindur më i dobët më i varfër e i anashkaluar, ka arritur tua kthejë identitetin atyre që kanë pasur nevojë për ndimën e saj. U ka ndezur edhe zemren atyre që kanë pasur pushtet për tu ndihmuar ayre që kanë pasur nevojë. Misioni i saj ishtë një dëshmi që ndriçonte kujdes për të varfërit. Merreni këtë nënë si shembull për jetën tuaj” ka porositur Papa Françesku në fjalimin e tij që është duartrokitur nga masa e mbledhur në Vatikan.

Tash e tutje data 4 shtator do të shënohet në kalendarin Apostol si Dita e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës.

Papa Françeksu firmosi në 15 mars 2016 dekretin për shenjtërimin e Nënë Terezës.

Në Selinë e Shenjtë marën pjesë rreth 100 mijë besimtarë, si dhe liderë e personalitete të shumta botërore.

Agnes Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht 1910, në Shkup.

E dekoruar me çmimin Nobel për Paqe më 1979, Nënë Tereza u lumturua nga Papa Gjon Pali më 2003, pasi që Selia e Shenjtë kishte pranuar se falë ndërhyrjes së mbinatyrshme të saj, Nënë Tereza kishte shëruar një grua indiane.

Më 17 dhjetor 2015, Papa Françesku ia njohu Nënës Terezë edhe mrekullinë e dytë, gjegjësisht shërimin e jashtëzakonshëm të një të riu brazilian, që ka ndodhur më 9 dhjetor 2008.
Njohja e mrekullisë së dytë nga Selia e Shenjtë i hapi rrugë shenjtërimit të humanistes shqiptare./KultPlus.com