Vrella e Miratocit, burim i terreneve KARSTIKE (gelqerore).

Vrella e Miratocit, burim i terreneve KARSTIKE (gelqerore).

904
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Sami AGUSHI

Kjo gurre e fuqishme ushqen lumin Bajka te Miratocit me uje ne sasi 80-150 litra per sec. Eshte gurra me e fuqishme ne territorin e komunes se Presheves dhe i takon pellgut lumor te Vardarit respektivisht pellgut te Detit Egje.

Nga specialistet e hidrologjise radhitet ne burimet e nxehta- termale, sepse temperatura e ujit eshte rregullisht 24 grade celzius. Per shkak te ketyre temperaturave te pershtatshme shume te rinje ne sezonin e veres e shfrytezojne si pishine natyrore, sidomos ata te fshtrave me te afert si per shembull nga Miratoci, Cukarka, Strezoci etj.Vrushkulli i ujit qe verehet ne foto nuk eshte natyror sepse ate e ka formuar nje i ri per qellim te atrakcionit. Dega kryesore formuese e lumit Banjka (nga popullsia vendase quhet Bajka) eshte kjo gurre e fuqishme. Mendoj se toponimi i lokalitetit te fushes se Miratocit dhe hidronimi i lumit Banjka bazen e ka ne vetite termale te kesaj gurre. Temperatura e ujit te burimit prej 24 grade celzius sherbeu si element orientues per banoret e kesaj treve qe ti japin emrin Baje-ka, Banjka ose Bajka.Deri ne mesjeten e vone lokaliteti ne fjale i takonte fshatit Cakanoc. Emri i ketij fshati poashtu buron nga gjuha shqipe dhe shqiptaret vendor. Eshte patronim nga emrat e dy njerezve Caka dhe Noca. Reth e perqark lokalitetit te Vrelles shtrihen livadhet e Cakanocit dhe lokaliteti Bregu i Cakanocit. Lokacioni i Cakanocit te vjeter mesjetar qe ekzistoi deri ne fund te sh.17, ishte ne anen jugore te Vrelles, aty ku sot gjenden mullijt e Kajoshit- Kajes. Kurse lokacioni i varrezave mesjetare eshte te lokaliteti Gurishta. Gjate rekonstruktimit te autostrades ne kete lokacion dolen ne siperfaqe shume skelete. Patem mundesine ti identifikojme si varreza katolike. Stili i varrimit i takon kultures se Komanit, sepse ishin te murosura ne te kater anet, shtroje dhe mbuloje me gure dhe qeramike. Fshati i sotem Cakanoc qe shtrihet buze loklitetit te Jaruges, rreth 1,5km ne veri-perendim te Cakanocit te vjeter eshte themeluar ne periudhen e reformes agrare. Reforma agrare u realizua nga qeveria Jugosllave mes viteve 1918-1946. Prandaj, banoret e Cakanocit te ri jane kolon me origjine nga Pcinja, nuk kan ndonje lidhje gjenetike me banoret e Cakanocit te vjeter te cilet ishin arbanas-shqiptar. (S.A.)