Neymar është penduar që u transferua te PSG, gati rikthimi në Spanjë...

Neymar është penduar që u transferua te PSG, gati rikthimi në Spanjë te…Reali i Madridit

110
0
SHPËRNDAJE

Braziliani Neymar po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij futbollistike. Sulmuesi është penduar për transferimin e tij te francezët e PSG-së.

Edhe pse pak muaj më parë e mori me shumë entuziazëm, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori, sot gjërat kanë ndryshuar.

25 vjeçarit, i kanë mjaftuar pak muaj për ta kuptuar se largimi nga Barcelona në drejtim të Paris Saint Germain, ka qenë një vendim i gabuar.

maxresdefault

E gjitha filloi me lajmet për raportet e tij jo të mira me trajnerin Unay Emery, për të vazhduar deri të konferenca e një ditë më parë, kur shpërtheu në lot kur u pyet për situatën e tij te PSG.

Megjithatë sot ka zhvillime të reja dhe gjërat kanë shkuar edhe më larg.

Është gazetari i njohur, Marcelo Bechler i cili ka deklaruar se Neymar i ka thënë Piques dhe Luis Suarezit se i vjen keq për largimin nga Barcelona.

“Neymar i ka thënë Gerard Piquesë dhe Luis Suarezit se i vjen keq që është transferuar te PSG-ja. Ka shumë lojtarë aty më lartë në hierarki, si Di Maria dhe Cavani”, ka deklaruar Bechler.

Këto deklarata forcojnë zërat e rritin spekulimet se Neymar mund të rikthehet në Spanjë, por tani te Real Madrid, si pasuesi i Cristiano Ronaldos.