Baba Mondi: Ja pronat e bektashinjve në Greqi

Baba Mondi: Ja pronat e bektashinjve në Greqi

1858
0
SHPËRNDAJE

Për të kuptuar më mirë historinë e pronave shqiptare në Greqi, ne kemi zgjedhur të botojmë dhe këtë intervistë sqaruese me numrin një të komunitetit bektashi,në lidhje me një pronë të madhe të tyre. Kjo është pasuria ndoshta më e rëndësishme shqiptare që sot vlerësohet në rendin e 70 milionë eurove.

Është prona për të cilën është bërë më shumë në planin juridik nga një avokat i njohur me origjinë shqiptare, i specializuar madje dhe pranë gjykatave ndërkombëtare si Vangjel Qirko, por pa zgjidhje përfundimtare. Për këto pasuri, të një komuniteti fetar ka premtime greke  më shumë se për çdo pronë tjetër, por ama dhe ngrirje të procesit.

Në lidhje me këtë pronë është shprehur dhe Këshilli i Shtetit i Greqisë, i cili shpalli si të mbyllur gjendjen e luftës në 1977, vendim të cilin e komentojmë gjatë librit.

Intervista në fjalë ka shumë elemente informative, prej të cilave mund të kuptosh shumë.    

 Cilat janë pasuritë e komunitetit bektashian në Greqi, ku ndodhen, dhe cila është vlera e tyre?

Shtrirja e bektashizmit në Ballkan është e njohur qysh herët  me misioniarin Sari Salltik në Rumeli, Shqipëri (Krujë) dhe Greqi (Korfuz, Shën Spiridhoni) në fillim të shekullit XIV-të. Teqetë shtohen në shekujt 15 – 18  në Greqi, Shqipëri  dhe në gjithë Ballkanin. E para teqe e ngritur është  Korfuzi, Turballi Sulltan në Farsala në vitin 1490, me një histori të madhe dhe prona të rëndësishme.

Sipas dokumentave arkivore dhe shkrime të ndryshme në Greqi, njihen rreth 49 teqe. Ato më të njohurat janë në: Farsalla, Elasson, Ekaterinë, Selanik, Kastoria, Odra, Vodhorina, Boudjaq, Djuma, Baghtone, Kotçana, Konica, Janina, Preveza, Kretë (dy teqe), Trikalla, Makri, etj. Koha në vite ka bërë të sajën.  Kemi këto të dhëna:

Teqeja më e rëndësishme është Turballi Sulltan në Farsalla me 31.000 dylym tokë dhe objekte të ndryshme.

Në Ekaterinë: prona në bregdet.

Elasson: pak prona.

Konica: pak prona.

Janinë: pak prona.

Kreta: dy teqe, pak prona.

Selanik: ndërtesa, 230 ha pyll dhe kullotë.

Duam të theksojmë se për teqenë Turballi Sulltan ka një korrespondencë midis dy shteteve (Shqipëri dhe Greqi) për pronat e saj dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me qendër në Tiranë.

Interesante është dokumenti zyrtar nga Dr. Avokat Vangjel A. Qirko në Athinë, i cili paraqet: “Promemorie Suplementare e Shtetit shqiptar kundër Ministrit të Financave të Greqisë të datës 8 qershor 1977, ku kërkohet të anullohet shkresa Nr. 23582/203 më 25 .02.1975 e Kontabilitetit të Përgjithshëm të Shtetit ( Drejtoria D II/GOE), si dhe refuzimi i Ministrit të lartpërmendur të Financave për të revokuar sekuestrimin konservativ të  kundërligjshëm të vendosur mbi pasurinë tonë, si edhe çdo veprim eventual apo neglizhencë relative”. Ja disa argumente:

Shkresa e vitit 1932, Nr. 78/24 e Ambasadorit shqiptar në Greqi; urdhri i Kryegjyshit të Bektashinjve, 23 prill 1943, me të cilin ka emëruar administrator të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, Baba Seit Koka, Vëndresha i Bekcamit, i cili vdiq në këtë teqe në vitin 1972.

Po përmendim disa dëshmi: a) Vendimi Nr.1666, viti 1957. b) Vendimi Nr.1199, viti 1958. c) Vendimi Nr.78, viti 1959 e të tjera. Nga ana tjetër, në vendime të tjera  gjyqësore, kontrata dhe shkresa greke, teqeja Turballi Sulltan përmendet si shqiptare.

Ja një dëshmi: a)Vendimi Nr. 247, viti 1933, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Volosit, b) Kontrata Nr.16173, e datës 17.06.1935, të noterit të Volosit, Apostol Cekreqit, c) Vendimi nr. 412 e vitit 1939, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Larisës etj.

Dhe nga ana tjetër shikojmë, me anë të traktatit të vitit 1880 që Thesalia iu aneksua Greqisë, si edhe me anë të traktatit greko – turk të Lozanës të vitit 1923, se teqeja e lartpërmendur “Turballi Sulltan” u njoh si një teqe që i përket besimit bektashi shqiptar, pra si një teqe shqiptare.

Mbas vdekjes së baba Seitit më 1972, shteti komunist shqiptar ka patur një interesim të posaçëm për kthimin e kësaj pasurie ose të ardhurave që vileshin prej saj. Por, pala greke i ka kundërshtuar pretedimet e shtetit shqiptar mbi pronat në fjalë, me arsyetimin se ajo nuk mund të njohë ligjin shqiptar të vitit 1967 mbi shtetëzimin e pasurive fetare, dhe akoma më shumë, nuk njihte veprimin jashtë vendit (ekstraterritorialitetin) e këtij ligji.

farë rrugësh keni ndjekur si institucion?

 Me rihapjen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane më 22 mars të vitit 1991, filloi riorganizimi i punës  fetare, ekonomike – financiare dhe ringritja e teqeve të shkatërruara, marrja e pronës së saj, etj. U bë riorganizimi strukturor në Kryegjyshatë, gjyshatë, sipas  statutit dhe rregullores së saj tradicionale në Shqipëri dhe në botë.

Kjo e lidhur  dhe me organizimin e Kongresit të 6-të Bektashian Botëror, që u mbajt në korrik të vitit 1993. Për këtë, Kryegjyshi Botëror bëri një akt-marrëveshje midis Kryegjyshatës dhe  ekonomistit Muharrem Doçi, i cili u pajis  me një prokurë, (në përputhje me nenin 309 të Kodit Civil, 26.06.1981) më datë 30.06.1992.

Më vonë, i dërgohet një letër  Shoqërisë Komisionare 10.07.1992 për të na vënë në dispozicion gjithë dokumentacionin mbi pasuritë e teqeve në Greqi, e ndjekur nga shteti komunist shqiptar për ta shqyrtuar ne. Kurse, Shoqëria Komisionere kthen përgjigje se nuk disponon asnjë dokument  të dërguar nga ana juaj për pronat në Greqi (kur feja ishte ndaluar me ligj në Shqipëri në vitin 1967).

Turballi Sulltan

Turballi Sulltan

Më vonë, Kryegjyshata Botërore i dërgon një letër N/Kryetarit të Parlamentit grek Athanasion Ksarkath të Republikës së Greqisë, më 17. 03.1993, për të ushtruar ndikimin e saj pranë Ministrisë së Jashtme të Republikës së Greqisë, që të akordojë  lejen për administrimin e pasurive të Turballi Sulltan, teqesë që ndodhet në Meni midis Farsallës dhe Volos.

Njëkohësisht i dërguam letër znj. Virginia Cuderu,. Zv/Ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, në 17.03.1993, për problemin e pronës së teqesë “Turballi Sulltan”.

Turballi Sulltan

Turballi Sulltan

Kthehet më 05.05.1993 përgjigjja e Nënkryetarit të Parlamentit Grek, Athanasios  L’Arhas se çështja e teqesë “Turballi Sulltan” po shkon drejt zgjidhjes në favorin tuaj, vonesa konsiston në zgjidhje ligjore.

Edhe më pas vazhdon korrespondenca e Kryegjyshit Botëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi, drejtuar Nënkryetarit të Parlamentit grek Athanasio L’Arhas për të administruar teqenë e “Turballi Sulltan”, pas 7 muajsh nga përgjigja e parë.

Dhe më 24.06.1993 u dërgohet letër edhe Nënkryetarit të Parlamentit grek  z. Athanasiois L’Arhas, e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë për të zgjidhur sa më shpejt  marrjen në administrim të teqesë së “Turballi Sulltan”. I dërgohet edhe një letër Kryeministrit grek Andreas Papandreou.

Turballi Sulltan

Turballi Sulltan

Në këto kushte Kryegjyshata iu drejtua Këshillit të Evropës, më 28.04.1994 për të komunikuar miqësisht me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, për të shpejtuar dhënien Kryegjyshatës Botërore Bektashiane të lejes për marrjen në administrimin tonë të pronave të teqesë “Turballi Sulltan” dhe kjo letër përsëritet edhe një herë në maj të vitit 1994.

Ja disa korrespondenca zyrtare të vitit 1997: Drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme z. Theodoros Pangalos; Ministrit të Ekonomisë Kombëtare z. Janos Papandoniu duke i rikujtuar kërkesat e mëparshme  për çështjen e teqesë së “Turballi Sultan”.

Letra e datës 19.09.1997, dërguar z. Paskal Milo, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për të ndihmuar në çështjen e teqesë “Turballi Sulltan” në Greqi. Sepse qeveria greke, në bazë të ligjit mbi gjendjen e luftës, ka vendosur sekuestrim konservativ, të cilin vazhdon ta mbajë edhe sot.

Letra e datës 08.09.1997 për Ministrinë e Jashtme të Republikës së Greqisë, z. Mihalopulos dhe z. Papathopullos nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhi  më 10.10. 1997, për çështjen e pronave të teqeve “Turballi Sulltan”, e “Ekaterinë” në Greqi.

Në vitin 1999, kemi korrespodencën e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me Këshillin e Evropës, për të ndikuar dhe ndihmuar  në çështjen e teqeve  “Turballi Sulltan “ e “Ekaterinë” që ka disa vite dhe deri tani nuk ka zgjidhje më 25.04. 1999. Kemi një letër tjetër të datës 7 shtator 1999, drejtuar Kryeminstrit të Greqisë, pas një përgjigje të letrës 29 prill 1999.

Muharrem Doçi, me prokurë të posaçme nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, mbas një pune intensive në Greqi për pronat e teqeve, i jep këtë informacion të shkurtër Kryegjyshit Botëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi më 20.10.2000: “Teqeja “Turballi Sulltan” midis qyteteve Farsalla dhe Volos në vendin e quajtur Meni.

Aktualisht, është shumë e dëmtuar dhe ruhet tyrbja. Ka 3000 ha tokë, mbi 200 krerë bagëti dhe rreth 100 milion dhrahmi në llogarinë bankare. Mbas vdekjes së Baba Seit Vëndresha në vitin 1972, ai nuk u zëvëndësua.

Në këto kushte, organet shtetërore greke vendosën sekuestrimin konservativ mbi teqenë dhe pronat e saj të luajtshme dhe të paluajtshme. E njëjta gjë ndodhi edhe me teqenë e Ekaterinës.

Kontaktin e parë për të drejtat bektashiane mbi teqenë e “Turballi Sulltan” ia kam drejtuar Bashkisë së qytetit të Larisës. Por, drejtuesit e saj na njoftuan se duhet t’i drejtoheshim organeve qendrore greke.

Kam zhvilluar bisedime me  Ministrinë e Ekonomisë, me z. Notis Gerge, Drejtor i Departamentit, znj. Sofia Marogua zv. Drejtore e Departamenitt, znj. Maria Athitaki – Manazhere dhe  Dukas Janis, Shef i Seksionit në Departament.

Mbas shumë takimesh dhe bisedimesh me Ministrinë e Ekonomisë, ata më njoftuan se çështjen ia kishin kaluar Ministrisë të Punëve të Jashtme të Greqisë. Në këtë Ministri, me çështjet e pronave merret Drejtoria A3 me Drejtor z. Mihalopulos dhe Shefe Seksioni znj. Petraqis.

Zotërinjtë e kësaj  ministrie, pas vitit 1997 nuk na janë përgjigjur. Vlen të theksohet se të dyja këto ministri na kanë thënë gjithmonë se “çështjen e kemi në shqyrtim”. Për të shpejtuar zgjidhjen e kërkesës sonë, u jemi drejtuar si Presidentit  të  Parlamentit  të Greqisë, ashtu edhe Kryeministrit grek.

Kemi zhvilluar bisedime me Nënkryetarin e Parlamentit grek, z. Athanasios L. Arhas, i cili me letrën e tij, dt. 05.05.1993, e quan të drejtë kërkesën tonë dhe se ishte interesuar pranë organeve përkatëse që të jepej leja e kërkuar. Meqenëse po zvarritej problemi, i jemi drejtuar edhe Kryeministrit të Greqisë, z. Kosta Simitis me disa letra, dhe jemi takuar edhe me shefin e sektorit përkatës.

Nëpërmjet z. F.Katio, na shkruan se çështja ndodhet në shqyrtim. Ndërkohë, kemi zhvilluar bisedime me Ambasadën e Greqisë në Tiranë, të cilët na premtuan se do të ndërhynin, por nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje, pavarësisht nga kërkesat tona të  përsëritura.

I jam drejtuar dhe Komisionit për të  Drejtat e Njeriut të Evropës që të na ndihmonin, dhe përgjigja ishte se “kërkesa jonë është e drejtë dhe çështjen ia kishin kaluar ambasadorit të Greqisë” dhe na rekomandonte që “çështjen t’ia kalonim gjykatës”.

Kemi kërkuar edhe ndihmën e Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, por nuk na është dhënë asnjë përgjigje. Gjithë kjo punë e bërë në Greqi, etj. kemi marrë të njëjtën përgjigje “Çështjen e kemi në shqyrtim”.

Ku ndodhet procedura tani?

Nga viti 2000 deri tani gjithçka është lënë pezull. Pra, ka 7 vjet që nuk ka asnjë veprim konkret. Problemi i pronave me Greqinë fillon pas Marrëveshjes me Lozanën e vitit 1923.

Një kronologji e shkurtër (retospektive), kujtesë.

Më 17 korrik të vitit 1924, Nota Verbale e Konsullatës Shqiptare në Greqi, drejtuar At Qazimit, të teqesë Turballi Sulltan thekson: “të mblidhen baballarët e teqeve të Greqisë dhe të caktojnë një përgjegjës, i cili të marrë hartat dhe tapitë e tyre për t’i paraqitur pranë  qeverisë shqiptare me qëllim që të ndërhyhet te qeveria greke.”

Mbas ardhjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Shqipëri me Kryegjysh Sali Niazi Dede, urdhërohet regjistrimi i pronave në Shqipëri dhe jashtë vendit, mirëpo nuk arriti ta përfundonte, se u vra në nëntor të vitit 1941 nga italianët.

Në vitin 1942, Kryegjyshi Ali Riza Dede, dërgon shkresë zyrtare qeverisë greke për t’u njohur pronat e teqeve në vendet vakante të tyre, ndërsa një dokument për Dekret emërimi nga Kryegjysh Ali Riza Dede më  29.04.1943, emëron dhe gradon, sipas statutit bektashian dervish Seit Vëndresha, baba  të përhershëm në teqenë “Turballi Sulltan” dhe e autorizon si të plotëfuqishëm për të administruar pasurinë e luajtshme  e të paluajtshme të teqesë.

J.Thanos, Komandant kompanie e MEA Farsalla në nëntor 1949 i dërgon një letër z. Qirko mbi gjendjen e pasurisë të teqesë “Turballi Sulltan”.

Agronomi i rrethit Farsala, më 13 maj 1952 i dërgon një letër teqesë “Turballi Sulltan” për pronat e teqesë të luajtshme dhe të paluajtshme sipas kërkesës.

Ja dhe një listë tjetër dokumentesh që ne zotërojmë:

Telegramet dërguar baba Seitit nga Athanasatos  më 21 .10.1957.

Promemorie e baba Seit Koka Vëndresha dërguar pranë Këshillit të Shtetit grek, për anullimin e vendimit nr. 92, viti 1956 të shpronësimeve të Volos nga avokati përfaqësues Dr. Vangjel Thanas Qirko më 21 tetor 1957.

Njoftim nga letrat datë 15 shtator 1973 e av. Qirkos për teqet “Turballi Sulltan” dhe e Ekaterinës ku kërkohet një prokurë të posaçme për pasurinë e madhe të Teqesë “Turballi Sulltan”, që është pronë shqiptare.

Letër nga Nikolla Gjoni e datës 26.04.1974, dërguar av. Vangjel Qirko për një pronë “të ndodhur në periferi të Farsalla e sidomos në fshatin Rigjion, e cila, sikurse dihet, i përket teqesë shqiptare “Turballi Sulltan”. Ky ishte një biznesmen grek që kërkonte ta blinte tokën dhe i ishte drejtuar avokatit tonë.

19.05.1974, dosja mbi gjykimin e pronave të teqeve në Greqi nga Gjykata ( Pleniumi) greke me kryetar V. Pacurakos, relator dhe anëtar i  gjykatës së lartë (Aeropagos), E. Jocalitis, për ndryshim ligji.

Pasuri armike: nënshtetasit shqiptarë ligjësohen të kundërshtojnë të drejtat e shtetit grek për zotërim e posedim të plotë mbi elementet e tyre pasurore, si gjithashtu edhe në ushtrimin (ngritjen) e një padie kundër shtetit në fjalë sepse ata gëzojnë nënshtetësinë e shtetit armik, për shkak të së cilës dhe vetëm për këtë pasuria e tyre në Greqi u konsiderua si e kaluar shtetit grek.

Më 21 maj 1974 kemi letër nga Shoqëria Komisionare, kryetar Vangjel Pecani mbi praktikën e teqesë “Turballi Sulltani” z. Vangjel Qirko.

Kemi informacion lidhur me teqenë “Turballi Sulltan” pasuri prej 25-3000 ha, shtëpi, kullota, ara, bagëti, kuaj, etj., të ndodhur në fshatin Rigjon, Farsalla të Greqisë më 15 qershor 1974 nga Shoqëria  Komisionare.

Pjesë nga gazeta e  Selanikut dt. 23.04.1975, me titull “Shqipëria bëri rekurs në Këshillin e Shtetit për teqenë e Fasallës.

Shkresa të vitit 1975 për praktikën e teqesë Turballi Sulltan” 19 prill 1975.

Letër dërguar Evangelos Kyrgos nga Shoqëria Komisionare më 7 korrik 1975 mbi praktikën e teqesë së “Turballi Sulltan”, lidhur me shtetëzimin e pasurive të paluajtshme të komuniteteve fetare. Shkresa 17 qershor 1975 dërguar Shoqërisë Komisionare nga av. Vangjel Qirko për teqen e “Turballi Sulltan”. Letra e Shoqërisë Komisionare  e datës 18 gusht 1975 dërguar z. Vangjel Qirko mbi praktikat e teqesë së “Turballi Sulltan” dhe informacioni lidhur me mundësinë e kalimit të pronësisë së teqesë “Turballi Sulltan” tek Kryqi i Kuq Shqiptar.

Raport mbi praktikën e teqesë së “Turballi Sulltan” më 22 nëntor 1975, dhe datës 6 dhjetor 1975 nga Vangjel Qirko për praktikën e teqesë “Turballi Sulltan”, shkresa 11 dhjetor 1975 nga Shoqëria Komisionaria dërguar Vangjel Qirko mbi praktikën e teqesë “Turballi Sulltan”.

Shkresa të vitit 1977: i dërgohet një  material përmbledhës me mbrojtjen që av. Qirko mbajti në Këshillin e Shtetit për problemet e teqesë dërguar Shoqërisë Komisionare nga ambasadori shqiptar Lik Seiti. Nga av. i plotfuqishëm V. Qirko, përfaqësues i shtetit shqiptar paraqitet më 28.06.1977 Promemorie Suplementare e Shtetit shqiptar, përfaqësuar nga Ministri i Financave i Republikës popullore të Shqipërisë.

Letër e 18 majit 1982 nga Shoqëria Komisionare, e zotit Zija Kazazi drejtuar z. Vangjel Qirko mbi praktikën e teqesë së “Turballi Sulltan”.

Prokurë nr. 3884, më 24 gusht 1988  se emëron përfaqësues të plotfuqishëm e të posaçëm dhe pranues të dokumentave z. Vangjel Qirko në shtetin grek./Konica