N’EMËR TË KUJT, SHQIPTARËT DUHET TË HARROJNË?!

N’EMËR TË KUJT, SHQIPTARËT DUHET TË HARROJNË?!

970
0
SHPËRNDAJE

N’EMËR TË KUJT, SHQIPTARËT DUHET TË HARROJNË?!

Shkruan: Fahri XHARRA

Përderisa themi se: “Nacionalizmi shqiptar nuk lindi si një dëshirë e domosdoshme për çlirim nga Turqia, siç ndodhi me nacionalizmin grek ose serb (Fatos Lubonja)”, atëherë e vëmë në pikëpyetje ndërgjegjen tonë kombëtare.

“Perandoritë e mëdha gjatë qëndrimit të tyre plogështojnë dhe shkatërrojnë fuqinë e vendësve që ata i kanë pushtuar…dhe kur ata dështojnë gjithçka shkon në shkatërrim dhe vendësit kthehen në pre të vetvetes” (Bakon). Dhe me këtë pak a shumë shpjegohet qendrueshmeria e skajshme në “dokrrat” e “internacionalistëve” të sotëm.

Sipas koncepteve të njohura gjithmonë, në themel të bashkëveprimeve të shumëfishta në shoqëri qëndrojnë interesat. Interesat mund të jenë politike, të fuqisë në pushtet, ekonomike, morale e shpirtërore e, në rastin konkret tonin, më shumë se kurrë interesat duhen të jenë gjithëkombëtare. Në raste të ndryshme normat morale po përjashtohen nga rregullat e përgjithshme, duke vepruar me metodologjinë nihiliste të të menduarit dhe me metodologjinë absurdiste të të vepruarit.

Po shkruajmë, po këndojmë dhe po mundohemi të bindim vetën dhe ta trashim mendimin tonë se nuk mbajmë në mend asgjë nga kaluara. Me anë të këtyre mendimeve po e bëjmë që të tjerët të ndërrojnë mendjen për ne; bota po mendon që ne s’e kemi mendjen të shkëputemi nga e kaluara, që ne jemi po ata të shekullit të 18-të, po ata si të shekullit të 19-të, po ata si të fillim shekullit të 20-të. Kur bota e ndërron mendimin për ne dhe i kthehet bindjes së vjetër që e kishte, për të cilën edhe ata menduan që e kishin gabim atëherë Serbia merr krihë… dhe vepron…dhe i ka sukses.

Historiani Gjokë Dabaj duke sjellë në studimet e tij, krimet dy shekullore raciste ndaj shqiptarëve, të serbo-sllavëve në veri dhe helenëve në jug, shprehet: “Ky kalendari ynë, i martirëve, nuk do të përkujtonte vetëm 1 martir në një ditë të caktuar, por secila nga datat tona do të bartte mbi shpinë me dhjetëra, me qindra e, disa herë, me mijëra martirë, përjetësisht të pangushëllueshëm”.

Me veprimet tona “jo nacionaliste” “pro evropiane”, dhe me shkrimet tona më mirë të kisha thënë të porositura jo vetëm që Serbia po e ndien vetën mirë por po myket populli, po e harron vetveten, po katandiset në mendje e në shpirt dhe po na lindin për ditë e më tepër adhuruesit e asaj që po i shkon për shtati Serbisë.

Por, Serbia as që e ka ndërmend të ndalet. Sa më e pa bindur që të jetë aq më vështirë e kemi ne. Mirëpo lojërat e saj, mashtrimet e saj, edhe më i painformuari i Europës i ka kuptuar, e ne ende jo. Popullit duhet t i bëhet e ditur se kanë kaluar kohërat, kur Serbia bënte krime mbi ne, e Europa heshtte. Por Serbia nuk e harron “hujin” e vet. Europa si zonjë e rëndë, vetëm ka vrojtuar, dhe ka marrë në shënime.uyey

Jo, nuk i harron ajo jo, bëmat e Serbisë. Ato shfaqen në një mënyrë apo tjetër. Ja se ç’ka shkruante The New Tork Times, me 31 12.1912 duke raportuar nga Londra: “Vrasjet dhe ekzekutimet-Sport ditor:

“Gjenerali Zhivkoviq, afër Sjenicës (Sanxhaku i Novi Pazarit) i vrau dhe i masakroi mbi 950 shqiptarë”. Tmerret nuk kanë fund: “Në muajin mars, nëpër Shqipëri e deri në det, serbët jo vetë të armatosurit që i mbytnin, por me një vrazhdësi shtazarake ne pabesi i zhduknin edhe të pambrojturit, pleq, fëmijë, gra dhe foshnjet në gjinj “…

Midis Kumanovës dhe Ushkubit (Shkupit), mbi 3 000 shqiptarë u mbytën. Afër Prishtinës, mbi 5000 të tjerë arnautë (shqiptarë), ranë në duart e serbëve, jo në një luftë të ndershme por në mbytje të paarsye”. Serbët kanë qenë gjithmonë si bishat “Duke i vazhduar krimet e tyre të marra, ushtarët serb përdornin metoda të ndryshme të kënaqin epshin e tyre prej vrasësi.

Fshatarët duke ikur nga zjarri i shtëpive të tyre vriteshin si minjtë”. “Sekretari Tomiq i Premierit Pashiq, thoshte se në një ditë nga Prizreni në Pejë, nuk shihje asgjë përveç fshatrave të djegura. Anash rrugëve, vareshin shqiptarët e varur, ne varëset speciale. Rruga për në Gjakovë quhej Aleja e Varjeve”. “Në Ushkub (Shkup), shqiptarët e paarmatosur vriteshin thjesht pse ne shtëpinë e tyre gjindej ndonjë brisk”.

Një doktor i Kryqit të Kuq raportonte: Edhe një shqiptar që hasej, ai duhej patjetër të vritej. Gra, fëmijë, pleq, nuk kurseheshin. Afër Kratovës (Fyrom), gjenerali Stefanoviq i kishte renditur shqiptarët në të dy anët e rrugës dhe ne rreshta ashtu i mitralonte”.albaniens

Dëshmitë rrënqethëse mbi krimet e serbëve ndaj shqiptarëve na i pasqyron edhe Leo Freundlich (1875-1953), një publicist hebre, që rridhte nga një familje e shëndoshë hebreje, që jetonte në Vjenë. Kur në Vjenë bëhej jeta për hebrenjtë e padurueshme, ai iku ne Zvicër, dhe kryesonte misionin shqiptar në Ligën e Kombeve në Gjenevë.

Pas luftës, më kot e pasukses iu kërkonte komunistëve të rimerrte vendin e Konsullit të nderit në Vjenë. Leo Frojndlih (Freundlich) kishte qëllim që me shkrimet dhe zërin e tij të ngjallte ndërgjegjen e Europës, dhe opinionit publik të saj, në vitet kur “E sëmura e Ballkanit” u largua, por i la hienat që të na gjakosin dhe të na bënin atë që nuk mundi e sëmura të na bëjë për shekuj të tërë.

Kurse ne sot në frymën e komunizmit dëshirojmë të bëhemi internacionalistë, duke e bërë veten qesharakë karshi botës. Leo Freuendlich shkruante (Vjenë, E shtuna e Pashkëve,1913): Fuqitë e mëdha duhet që të iu thonë një herë e përgjithmonë bishave barbare:

‘Hands off!’ nga tokat dhe populli shqiptar. I bëj thirrje civilizimit, në emër të popullit fatkeq shqiptar, që të pengojnë Greqinë, Serbinë dhe Malin e Zi, në qëllimet e tyre zhdukëse të një race të tërë. Një popull i tërë me fatin e tij të keq bën thirrje për shpëtim”. Këtë nuk duhet harruar!

*** Një njeri tjetër, profesori Schiemann në një artikull në “Kreutzzeitung” shkruante: “…serbët dhe grekët janë duke e bërë një luftë të fëlliqur, ata janë duke e udhëhequr një luftë shfarosëse ndaj shqiptarëve, dhe sikur të mundeshin do të çrrënjosshin një popull të tërë”.

Nuk heshtnin as gazetat britanike. “The Daily Chronicle”, me 12 Nëndor 1912, dëshmonte se me mijëra arnautë ishin masakruar nga serbët. Mbi 2000 shqiptarë myslimanë, janë vrarë afër Shkupit, e mbi 5000 të tjerë afër Prizrenit. Por as Messaggero i Romës nuk rrinte pa lajmëruar që hienat serbe masakronin në Vilajetin e Kosovës.

Pas rezistencës shqiptare, qytetet si Ferizaji, Lipjani, Babushi dhe të tjera ishin rrafshuar me tokë. Menjëherë pas këtyre masakrave, familjet serbe i zaptuan pasuritë e shqiptarëve. “L`Humanite” e Parisit, në të njëjtën mënyrë e përshkruante tmerrin çfarosës serb, grek dhe sllavo-maqedonas. Fritz Magnusse, gazetar i gazetës daneze “Riget”, i përshkruante krimet e kohës, si krime që i tejkalojnë të gjitha normat e një lufte.

Europa nuk ka heshtur asnjëherë. Neve na kanë keqinterpretuar heshtjen e saj. Europa ka qenë me ne. Popujt e civilizuar të Europës ishin ata që nuk e lanë të mbyllet dosja e krimit të serbëve ndaj nesh. Heshtja e qeverive europiane të viteve, të fillim shekullit 20, ishte e pakuptimtë. Por, ne e kuptuam, se heshtja e tyre ishte e përkohshme, kur u bombardua Beogradi ne vitin 1999. Europa nuk na kishte harruar.

Viti 1912, gazeta Reichspost e kompletoi dosjen dhe i publikoi krimet serbe te kohes mbi popullin shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni: “Qyteti i Shkupit dhe rrethina e tij, ishin dëshmitarë të krimeve jonjerzore kundër shqiptarëve. Për tri ditë radhazi shihja vetëm tymin nga fshatrat shqiptare…

Pas Kështjellës së Shkupit e shihja grumbullin e të vrarëve nga sulmi sllav. Sa shumë të vrarë por edhe atyre qe ende nuk iu kishte dalë shpirti ishin hedhur në Vardar. Dhe serbet ankoheshin që janë shumë shqiptarë për t`u vrarë dhe se plumbat po harxhohen. serbet-dhe-shqiptaretLumi i Vardarit që kalon përmes Shkupit i bante çdo ditë së paku njëzet deri tridhjetë trupat e shqiptarëve të vrarë…

Gazetari i kohës së “Reichsposts” tregonte: “Meqenëse flisja serbisht, ushtarët serbë më mbanin për të vetin dhe më tregonin se si në rrethin e Kumanovës i mbysnin shqiptarët pa harxhuar plumba. Ata (shqiptarët) mëshifeshin, dhe ne me anën e tymit i qitnim jashtë dhe ashtu pa kry nga frika që ishin, dilnin si minjtë duke kërkuar shpëtim, ne vetëm me bajoneta i thernim dhe kryenin punë me ta”.

E gjatë është historia e krimeve serbe mbi shqiptarët. Unë e përmenda vetëm një kohë të shkurtë, kur dëshmitë e Europës ishin dhe janë të gjalla. hazir-kukaShkrimi e ka qëllimin e dukshëm që të ripërshkruhen krimet e serbëve të bëra në një kohë jo aq të largët e të përsëritura në një kohë që ishim dëshmitarë edhe vetë, qëllimi tjetër është t`iu bëhet e dijtur serbëve që Europa asgjë nuk ka harruar nga e kaluara. Që Europa është shumë e ndjeshme kur janë në pyetje shqiptarët.

Përderisa themi se: “Nacionalizmi shqiptar nuk lindi si një dëshirë e domosdoshme për çlirim nga Turqia, siç ndodhi me nacionalizmin grek ose serb (Fatos Lubonja)”, atëherë e vëmë në pikëpyetje ndërgjegjen tonë kombëtare. “Perandoritë e mëdha gjatë qëndrimit të tyre plogështojnë dhe shkatërrojnë fuqinë e vendësve që ata i kanë pushtuar…dhe kur ata dështojnë gjithçka shkon në shkatërrim dhe vendësit kthehen në pre të vetvetes” (Bakon).