Grezda: Golin ia dedikoj babait, Panucci më hapi krahët

Grezda: Golin ia dedikoj babait, Panucci më hapi krahët

287
0
SHPËRNDAJE

Një ndër protagonistët e fitores së miqësores ndaj Turqisë 3-2, Eros Grezda, ka komentuar suksesin e kuqezinjve. Sulmuesi shqiptar shënoi një ndër golat e fitores, teksa ai ka treguar edhe arsyen se përse përqafoi trajnerin Panucci. Grezda ka shënuar një gol shumë të bukur për nga mënyra e ekzekutimit dhe këndit me portën.

“Ishte një ndjesi e veçantë që të shënonim edhe pse ishim me një futbollist më pak në fushën e lojës. Golin ia dedikoj babait tim dhe jam i lumtur që goli im i solli fitoren Kombëtares. Nuk dua të flas për të ardhmen, pasi ndihem mirë te skuadra e Osijekut. 

Nuk dua të flas as për interesimin e Lazios, pasi kam babain që merret me pjesën jashtë fushës. Nuk e prisja momentin e përqafimit të Panuccit. Isha i emocionuar. Vendi i parë që më shkoi në mendje ishte te pankina, teksa Panucci më hapi krahët dhe e përqafova”, – u shpreh sulmuesi për RTSH pas ndeshjes.