Aksident i rëndë në Itali/ Kamionit i shtypet “koka”, vdes në vend...

Aksident i rëndë në Itali/ Kamionit i shtypet “koka”, vdes në vend shqiptari

227
0
SHPËRNDAJE

Një aksident tragjik ka ndodhur në Trento të Italisë, ku dy kamionë gjermanë janë përplasur me njëri-tjetrin. Për shoferin shqiptar, aksidenti ka rezultuar fatal.

Sipas raportimit të mediave italiane në vendngjarje, edhe pse në ndihmë shoferit i ka ardhur ambulanca dhe një helikopter, ai nuk ka mundur të shpëtojë pasi “koka” e trailerit është shtypur nga përplasja.

Mësohet se shoferi 48-vjeçar ishte me origjinë shqiptare por prej kohësh resident në Gjermani. La Voce del Nord shkruan se ngjarja ndodhi rreth orës 07.30 të mëngjesit të sotëm në autostradën “A22” në Brennero të Trentos.