Anton Çetta asht Garibaldi i Kosovës

Anton Çetta asht Garibaldi i Kosovës

1374
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Halil MATOSHI

Janë të vocerr e menjeshkretë ata që kundërshtojnë vendosjen e shtatores së tij tek Instituti Alabanologjik…

Anton Çetta asht Guissepe Garibaldi i Kosovës, unifikues urtak, zbulues i shpirtit te popullit dhe pajtimtar.

Ai mbylli plagën ma të shëmtuet ndër popullin shqiptar të Kosovës: Gjakmarrjen, tuj i hap shtigjet e emnacipimit dhe Perëndimorizimit të shoqnisë kosovare!

Ishte cok mbështetës i Ibrahim Rugovës, prandaj logjika staliniste që si frymë e drejton Institutin Albanologjik dhe dijet albanistike nuk e durojnë pamjen e tij hijerëndë që mbjell shpresë e uzdajë nder shqiptarët kosovarë.

Profesor Çetta e ka zberthy myjën e fjalës, logosit dhe etosit të shqiptarëve kosovarë.
Mësues e mbledhës folklori, etnolog e patriot e epur i Republikës së pavarme të Kosovës Anton Çetta asht njani nga ata qe janë shkri me e ngrit n’kambë këtë Republikë!

Nuk është vetëm marre po edhe ligësi e atyne shkretanave që refuzojnë shtatoren e Anton Çettes në oborr të Institutit Albanologjik – ata janë tepër të vegjël para emnit të tij të ndritur – dhe i trishton ideja se Republikën e bënë durimtarët dhe ata që i lidhen vegëzat e këputuna me Perëndimin siç ishte Rugova dhe miku i Tij i afërt Profesor Antoni dhe një vargan i pafund shqiptarësh idealista!

Prandaj për t’u lidhur rreth idesë së çlirimit duhej arritur një pakt, një pajtim mes shqiptarëve të hasmuem mes vete, që Profesor Çetta e arriti në mënyrë shembullore!
Për atë që e ka bërë Profesor Çetta për Kosovën duhej t’i ngrihej përmendore në seccilin qytet të Kosovës e jo vetëm tek Instituti Albanaologjik, ku ai ka shkri një pjesë të madhe të shekullit të tij jetësor.

P.S.

Profesor Antoni rrezatonte mirësi e siguri, nji aurë drite p’ej shejtori mbidhej rreth Tij.
Pranë Tij njeriu ndihej se kishte vleftë…

(Anton Çetta, Bahtir Sheholli, Halil Matoshi, ne nji pajtim, Orllan 1990)