De Biasi-Tramezzani në krye të kombëtares italiane?

De Biasi-Tramezzani në krye të kombëtares italiane?

164
0
SHPËRNDAJE

Mediet zvicerane kanë lëshuar “bombën” e radhës, dy trajnerë italianë edhe me kombësi shqiptare mund të drejtojnë kombëtaren e Italisë.

E në fakt, dihet se për kë bëhet fjalë, për Gianni De Biasin dhe Paolo Tramezzanin, një dyshe që rezultoi e suksesshme në krye të Shqipërisë, duke e kualifikuar ekipin kuqezi për herë të parë në Europianin e Francës në vitin 2016.

Lajmi është përhapur fillimisht nga mediat zviceriane e më pas nga ato italiane, pas shkarkmit të ish-trajnerit të Shqipërisë nga Deportivo Alaves. Sipas medieve zvcierane, Tramezzani është në kontakte me Federatën Italiane që e sheh si një kandidat shumë seiroze për të ardhmen e të kaltërve.

Por si fillim, ai parashikoher të ketë përkrah De Basin në këtë detyrë të re, ku do të ketë si synim kualifikimin në “Euro 2020” e më pas atë në Botërorin 2022.

Gjatë javëve të kaluara, pas shkarkimit të Venturës, ishin përmendur emra të njohur si Ancelotti e Conte, të cilët refuzuan publikisht. Së fundmi, me sa duket, Italia mund të kthehet te plani B, që Tavecchio kishte refuzuar kur emëroi Venturën në stolin e të kaltërve.

De Biasi u lakua sërish dhe ndoshta tani ka ardhur momenti i duhur. Gjithsesi, për momentin nuk ka asnjë emërim, edhe për faktin se, së pari, duhet pritur kush do të jetë në krye të federatës italiane.