Trajneri i Turqisë: Të marrim shembull shqiptarët, luajnë në Serie A

Trajneri i Turqisë: Të marrim shembull shqiptarët, luajnë në Serie A

261
0
SHPËRNDAJE

Një deklaratë që duket paksa ironike, por në fakt trajneri Mircea Lucescu e ka thënë shumë seriozisht në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. “Kam kaluar një kohë të suksesshme te Galatasaray dhe Besiktas. Nuk kam pasur shumë kohë për t’u njohur me skuadrën, kam ardhur vetëm pak para ndeshjes me Ukrainën.

Ndaj Rumanisë dhe Shqipërisë kam zgjedhur për të provuar lojtarë të rinj. Vetëm ndaj Rumanisë ishin 3 debutues në fushë. Për sa i përket Emre Mor, i kam thënë se duhet të luajë më shumë me ekipin e tij. Kombëtarja turke ka talente.

Nesër ndeshemi me Shqipërinë dhe shumë prej lojtarëve të saj luajnë në Itali. Pasi të arrijnë nivelin e duhur, edhe lojtarët turq duhet të largohen kështu. Ata luajnë të gjithë në ekipet e tyre, edhe lojtarët tanë duhet të aktivizohen rregulisht me klubet e tyre. Besoj se kemi një kombëtare me nivel, por më duhet edhe ndihma juaj për të pasur sukses” – ka eklaruar ndër të tjera Mircea Lucescu