Transferi i shekullit po ndodh, Neymar transferohet në Real Madrid

Transferi i shekullit po ndodh, Neymar transferohet në Real Madrid

279
0
SHPËRNDAJE

Real Madrid është duke u lidhur me një transferim të superyllit brazilian të PSG-së, Neymar Jnr.

Javëve të fundit është raportuar se braziliani nuk është i lumtur në skuadrën e Paris Saint-Germain dhe tashmë kërkon largimin.

Reprezentuesi brazilian u transferua në Parc des Princes për shumën rekorde të 200 milionë eurove nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës që shkoi.


Ronaldo duhet të largohet nëse Reali e dëshiron nënshkrimin e Neymarit

 

Raportohet se babai i Neymarit dhe presidenti i Real Madridit janë në bisedime për një transferim të mundshëm të Neymarit në Santiago Bernabeu.

Gazeta spanjolle Don Balon raporton se Neymar ka një kërkesë të madhe para se ai të transferohet në ‘los blancos’.

Kërkesa e tij është që Cristiano Ronaldo të largohet nga skuadra para se ai të nënshkruajë një kontratë me klubin madrilen.

Megjithatë, është e vështirë që Reali ta largojë yllin 32 vjeçar nga skuadra pasi ka kontratë deri më 2021, të cilën e nënshkroi në muajin nëntor. /arbresh.info/