Serbia në panik : Shqiptarët po zgjohen !

Serbia në panik : Shqiptarët po zgjohen !

2849
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

“ Shqiptarët e  Kosovës dhe të Metohisë , me ndihmën e Perëndimit , e krijuan shtetin e dytë shqiptar në Ballkan. Në Maqedoni po ndodhë e njëjta. Në Mal të Zi po flitet për autonomi të shqiptarëve , ashtu edhe jugu i Serbisë po kërkojnë autonomi shqiptare”- shkruajnë gazetat serbe.

Serbët janë panik  : “A ono što su učinili na Kosmetu, Albanci se spremaju da učine i u Makedoniji, Crnoj Gori i Grčkoj. Oni se enormno množe, pa i milom i silom asimiluju druge. “ ( Dhe ashtu si u  bë me Kosovën , ata (shqiptarët fxh )  përgatiten t`a bëjnë edhe në Maqedoni , Mal të Zi dhe Greqi ) “ Shqiptarët shumohen në mënyrë të paparashikueshme dhe me dhunë i asimilojnë të tjerët.

Por serbët e kanë një shpresë :” Posa të thyhet kurrizi i imperializmit amerikan , shteti i Kosovës do të rrënohet si shtëpia prej letrave”

“E dini – shkruan shtypi serb që Kosova është ngritur në territoret shekullore serbe? E dini që ata e trajtojnë Kosovën si shtet Shqiptar , sepse ashtu iu pëlqen ?

Serbët janë në frikë të madhe nga zgjimi shqiptar , nga vetëdijesimi historik i shqiptarëve. Serbët e kanë humbur kontrollin njerëzor , sepse me veglat e veta në tokat tona nuk iu shkoi për dore të arrijnë qëllimin e tyre , prandaj edhe shkruajnë “ Shqiptarët  po thonë që e kanë  hisen e tyre në Serbi , Mal të Zi ,  Greqi dhe Maqedoni . Ata thonë që janë autokton , trashëgimtaret gjenealogjik të ilirëve , bile edhe të Pellazgëve , dhe se Ballkani është i tyre ; Nëse ia arrijnë kësaj  do ta përvetësojnë edhe Europën”

Qëllimet serbe me ndihmën  e “islamit “ dhe pseudoshkencëtarë shqiptarë ,posaçërisht në 15 vjetshin e fundit u munduan të na bindin në variantet e tyre historike për ne. Ne nuk lëshuam pe. Ja se çka shkruajnë  : ” E gjithë shkenca e vërteton që shqiptarët nuk janë autokton dhe se nuk kanë asnjë lidhshmëri gjenealogjike me ilirët e as me pellazgët ( T`iu kujtoj Oliver Shmittin dhe Myzafer Korkutin ,fxh ). “   dhe për  habinë tonë edhe vazhdojnë kështu ; “ Bile edhe historiani i tyre Hasan Kaleshi dokumentonte që shqiptarët në Kosovë para okupimit turk ishin vetëm  4-5 %  e popullsisë së atëhershme ( hoxhallarët na thoshin se nuk ishim as 1 % , fxh )

Të vazhdojmë me mrekullitë serbe , tani e paska shpikur një termin të ri që të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufinjeve të Shqiperisë së 1912 -tës , janë “ Diasporë “ Nga ana e tyre një  emërtim i
“qëlluar “ . Paramendoni të dashurit e mi shqiptar-  mohues sikur ky përkufizim etnik të pranohej në Europë ?  Paramendoni ju shqiptar- shkërdhyes  ,se çdo të ndodhte me ne ?

Serbët në publikimet e tyre  na e dhurojnë edhe këtë “ kompliment: “ Shqiptarët janë të indoktrinuar me historinë e tyre të falsifikuar dhe me fundamentalizmin e tyre islamik . Shqiptarët për ditë e më shumë po bëhen elementi më agresiv i Ballkanit ; që moti , me shekuj ishin të përkëdhelurit e turqve , ata kanë qenë gjithmonë bashkëpunëtorë të të gjithë okupuesve të Ballkanit . Ata kanë luftuar në jugun e Gadishullit Arabik dhe Jemen për sulltanët turq. Ata kanë bashkëpunuar me Hitlerin kundër serbëve”
Pra , edhe këto ishin fjalët dhe “krenaria” e jonë e 10-15 vjetshin të fundit . A po jo ?

Edhe serbët edhe shqiptaro-mohuesit i pengon historia dhe e vërteta :” Ne zaboravite da oni afirmišu tezu da su izgradili i Vatikan, i Pariz, i London. “

Të dalim edhe tek kërkesa e jonë që Kosova të futet në Unesko ; serbët janë kategorikisht kundër  dhe plotë panik shkruajnë : “ Kultura shqiptare është shumë e varfër edhe në Shqipëri , sa për Kosovë mos të flasim. Ata nuk kanë asnjë monument të tyre historik . Nëse e shikojmë nëndheun e nën ujin e Shqipërisë ajo flet vetëm greqisht.  latinisht dhe serbisht. Shqipja është e pa njohur. Edhe Skënderbeu nuk ishte shqiptar ( sikur lubonjat  dhe xhamitë ) . Edhe Naim Frashëri i tyre nuk ishte shqiptar , ai ishte vllah .  (Srbo-Crnogorci su postavili temelje albanologije, albanskog pisma i jezika. Glavno književno delo u prozi albanskih Kosovaca i same Albanije napisao im je jedan Srbo-Crnogorac, koga su u znak zahvalnosti odrali živog.)
Pra serbët na i paskan  vuar themelet e historisë, albanologjisë , shkrim-leximit shqip ??????

“ Rreziku shqiptar është shumë i madh -shkruajnë serbët : “Treba znati da jedan dobar deo Albanaca nisu Albanci i, kako rekoh, oni su gori i od samih Albanaca. Sa autentičnim Albancima treba da se sporazumemo na bazi međunarodnog zakona o dijaspori. Treba da im svim silama da tražimo poštovanje i primenu tog zakona. Ako se budu preduzele ove mere, mislim da ni Balkanu ne preti kakva opasnost od Albanaca. U suprotnom, ne samo Balkan, već i Evropa, ubrzo će biti ugrožena, jer se Albanci enormno množe, pa i milom i silom asimiluju druge.”

Ja pra juve që deshët të na ndërroni edhe historinë me urdhrin e turkut ,e shihni që kjo ishte  kërkesë serbe,dhe bashkëpunimi serbo -turk  ende vazhdon .

Fahri Xharra,06.03.17
Gjakovë