Si u shitën shqiptarët

Si u shitën shqiptarët

1387
0
SHPËRNDAJE

Valter Koxhaj

Shqiptarët e maqedonis duhet të kuptojnë se zgjidhja e problemeve të tyre nuk kalon nga lindja apo nga Turqia. Por kalon nga perëndimi dhe Amerika. Për ta vërtetuar këtë mjafton ti hedhësh një sy kësaj konvente e cila I trajton shqiptarët si bagëti apo skellevar me të cilët u bë Pazar mes turqis dhe serbis.

Bisedimet për shpërnguljen e Shqiptarëve nisën në Stamboll më 9 Qeshor 1938 nën kryesin e delegatit turk Hasan Saka dhe të dërguarve të Jugosllavisë M. Ristçi  dhe J. Magovaçeviçi, etj. Në vazhdim po ju sjellim pjesë nga kjo Konventë duke ju kujtuar se për Serb, Turq e Grekë kombësia numërohet ende dhe sot, ashtu si në mesjetën e errët, sipas përkatsisë fetare. Myslimanët Shqiptarë quhen Turq dhe Ortodoksët Shqiptarë quhen Sllavë ose Grekë.

KONVENTA 1)

Mbi rregullat e shpërnguljes të popullatës turke (fjala është për shpërnguljen e popullsisë shqiptare me përkatësi fetare myslimane nga rajoni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi.

Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Tij Mbretit të Jugosllavisë, duke konstatuar prirjen për emigrim të shfaqur nga elementë të popullsisë turke myslimane të rajonit të Serbisë së Jugut… që ka vendosur të largohet nga territori i Mbretërisë me dëshirën e ligjshme për t’iu bashkuar trungut etnik natyror, vendosën të nënshkruajnë një konventë.

Neni 1

Me këtë konventë përfitojnë shtetasit jugosllavë myslimanë me origjinë turke dhe ata që kanë kulture turke…

Neni 2

Rajonet, të cilat i nënshtrohen emigrimit sipas kësaj Konvente janë si vijon:

  1. Banovina e Vardarit:

Rajoni i Malit Sharr (Prizreni); Gora (Dragashi); Podgora (Suhareka); Nerodimja (Ferizaj); Pollogu (Tetova); Pollogu i Sipërm (Gostivari); Galica (Rostusha); Dibra (Dibër); Struga; Graçanica (Prishtinë), Kaçaniku; Gjilani; Presheva; Prespa (Resnja); Ohri; Kërçova; Krusheva; Poreçi (Brod i Jugut); Prilepi; Marikova (Manastir); Manastiri; Kavadari; Negotini i Vardarit; Shkupi; Kumanova; Velsi; Ovçe Polje (Sveti Nikolla); Shtipi; Koçana; Radovishta; Strumica; Dojrani; Gjevgjelia; Careva sallë; Maleshi (Berovë).

  1. Banovina e Zetës:

Peja; Istogu; Mitrovica e Kosovës; Gjakova; Podrimja (Rahovec)

  1. Bonavina e moravës:

Llapi (Podujevë); Vuçiterna; Drenica.

Qeveria jugosllave do të caktojë rajonet nga do të fillojë shpërngulja.

Neni 3

Numri i familjeve të cilat Qeveria turke merr përsipër t’i pranojë nga rajonet e përdorura në Nenin 2 dhe sipas kushteve të kësaj Konvente, përbëhet prej 40 000 familjesh. Me familje kuptohet personat e një gjaku dhe fëmijët e tyre, të cilët në momentin e nënshkrimit të kësaj konvente, jetojnë në një pronë fshatare të përbashkët dhe të pandarë dhe nën të njëjtin kulm.

Neni 4

Riatdhesimi i këtyre 40 000 familjeve do të realizohet për gjashtë vjet, sipas këtyre raporteve:

  1. Në vitin 1939: 4 000 familje
  2. Në vitin 1940: 6 000 ‘’
  3. Në vitin 1941: 7 000 ‘’
  4. Në vitin 1942: 7 000 ‘’
  5. Në vitin 1943: 8 000 ‘’
  6. Në vitin 1944: 8 000 ‘’

Nëse kjo ndarje vjetore nuk do të realizohet për shkak të ndonjë pengese eventuale, dy palët kontraktuese do të merren vesh me anë të legatave përkatëse mbi numrin e të shpërngulurve, të cilët do të evakuohen nga njëra anë, dhe do të pranohen nga pala tjetër, tre muaj para fillimit të shpërnguljes. Por, kuptohet se këto ndryshime eventuale të numrit vjetor të të shpërngulurve, nuk mund të zgjatin më tepër se një vit afatin 6-vjeçar të caktuar për shpërnguljen.

Neni 6

Në bazë të kësaj konvente, e gjithë pasuria e patundshme në fshat, e cila u takon të shpërngulurve, do të kalojë në pronësi të shtetit Jugosllav, në çastin kur Qeveria jugosllave do t’ua paraqesë përfaqësuesve të Turqisë në Jugosllavi listën vjetore të të shpërngulurve.

Neni 7

Sipas marrëveshjes, Qeveria jugosllave do t’i paguajë Qeverisë turke shumën prej 500 lirash për familje, pra një shumë të përgjithshme prej 20 000 000 lira turke për të 40 000 familjet, pa marrë parasysh numrin e pjestarëve të çdo familje.

Përkundër kësaj pagese globale, të gjitha pasuritë e patundshme fshatare që u përkasin të shpërngulurve, në pajtim me Nenin 6 mbetet pronë e Qeverisë Jugosllave.

Neni 19

Nisja e të shpërngulurve do të bëhet në bazë të pasaportave turke kolektive, të cilat do t’u dorëzohen nga autoritetet konsullore të Qeverisë së Republikës turke në Jugosllavi. Pasaportat kolektive turke, si dhe të gjitha dokumentat e tjera të nevojshme të lëshuara më parë nga autoritetet jugosllave, të cilat vlejnë për identifikim gjatë përgatitjes së listave dhe vizat e pasaportave për dalje do të bëhen gratis.

1)  DASSIP, Poslanstvo u  TURSKOJ f. 31. D. II/9 pov: Stenografske beleške XXXIII red, satanak f. 987.