Kapiteni hyn në portë dhe pret penalltinë

Kapiteni hyn në portë dhe pret penalltinë

236
0
SHPËRNDAJE

Gjyqtari akordon një 11-metërsh, portieri e pret. Gjyqtari kërkon ripërsëritjen e penalltisë, megjithëse nga përsëritja gjithçka duket e rregullt.

Portieri i xhindosur i drejtohet me revolta, e për këtë arsye ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Zëvendësimet ishin kryer të gjitha dhe në portë futet kapiteni i skuadrës për të pritur penalltinë.

Dhe ashtu ndodhi, kundërshtari godet në të njëjtin krah që më herët ja priti portieri topin dhe kapiteni i shndërruar në portier bën të njëjtën gjë.

E gjitha kjo ka ndodhur në një ndeshje të ligës U19 në Katar./TCH