Kukeli lë nam në Zvicër, shënon autogolin më qesharak të javës

Kukeli lë nam në Zvicër, shënon autogolin më qesharak të javës

403
0
SHPËRNDAJE

Burim Kukeli është tipi i futbollistit që loja e mirë nuk i duket asnjëherë, pavarësisht se mund të jetë edhe lojtari i ndeshjes.

Por kur bëhet fjala për gafat e tij, të gjithë i shohin dhe qeshin me to.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka shënuar një autogol qesharak në kampionatin zviceran ditën e sotme.

Autogoli ishte sa qesharak, aq edhe i hidhur pasi u shënua në fundin e ndeshjes pasi skuadra e tij e humbi këtë takim.

Kukeli ka qenë i pafat te momenti i krosimit dhe në tentativë për ta larguar topin e shtyu drejt rrjetës së tij.

Sioni e humbi 2-1 sfidën ndaj Luzernit në transfertë. Autogolin e Kukelit mund ta shikoni në videon e mëposhtme: