S’do ta besoni kush e eleminoi Enver Hoxhën, nusja e djalit të...

S’do ta besoni kush e eleminoi Enver Hoxhën, nusja e djalit të tij “plas bombën”

235
0
SHPËRNDAJE

Bashkëshortja e djalit të udhëheqësit komunist Enver Hoxha, ka bërë një deklaratë bombë, tekson akuzon vjehrrën e saj, Nexhmije Hoxha, dhe Ramiz Alinë se janë autorët e vdekjes së ngadaltë të Enver Hoxhës përmes ilaçeve.

Në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama”, Liliana Hoxha, thotë se qëllimi i Nexhmijes dhe Ramiz Alisë ishte që të merrnin drejtimin e pushtetit në Shqipëri.

Disa dokumente të deklasifikuara së fundmi të CIA-s, flasin për një vdekje natyrale të Enver Hoxhës. Përse ju e kundërshtoni këtë version të agjencisë inteligjente amerikane? 

Sa të jetë gjallë Nexhmije Hoxha, do të luftojë armiqtë që nuk i mundi dot gjatë komunizmit. Sa të jetë gjallë Nexhmije Hoxha, do të manipulojë median nga brenda e nga jashtë, për të mbrojtur në mënyrë alibike figurën e saj të cenuar nga akuzat që i bëhen. Në shkurt ajo bën 97 vjeç, ndërkaq që ka rinisur fushatën e radhës, edhe pse vendi është i përmbytur.
Më rëndon shumë që po reagoj sot, kur nuk i jam përgjigjur asnjë sulmi të saj pas botimit të librave të mi. Por gjoja prononcimi i CIA-s për vdekjen natyrale të Enver Hoxhës, çështje për të cilën kemi qenë të kërcënuar që në 1990 për të mos e kundërshtuar, vajtje-ardhjet e Ilirit në Serbi, në kohën që djalin e ka në burg për aktivitet droge, pra edhe pse dihet nga i madh e i vogël që si qytetare është e mbytur moralisht deri në grykë, megjithatë ushtron nëpërmjet medias po atë dhunë arrogance e terrori psikologjik ndaj shqiptarëve si gjatë komunizmit e deri sot.

Si u ndjetë kur mësuat se Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës, ishte arrestuar si pjesë e një grupi trafiku të kokainës? 

U ndjemë të turpëruar. Po të ishte djali im, unë do ta kisha dënuar publikisht.

Të kthehemi te raporti i CIA-s…

Për t’u kthyer te dokumentet e CIA-s, unë nuk kam qëllim të kundërshtoj kërkënd e jo më CIA-n. Luftën time 10-vjeçare të përballimit gati çdo ditë në mediat audiovizive apo të shkruar, e kam kryer pasi dëshmova për gjithçka që e pashë të domosdoshme, edhe pse sulmohesha nga vetë botuesit apo moderatorët.
Por së fundi, në një emision televiziv theksohej që CIA deklaron për vdekjen natyrale të Enver Hoxhës, kur në të njëjtat dokumente të deklasifikuara, shprehet që ndonëse CIA synoi gjithmonë rënien e Hoxhës, vdekjen e tij nuk e ka synuar. Madje, sipas saj, në ato vite i interesonte që E.Hoxha të jetonte sa më gjatë. (Siç mendoj unë, i duhej si faktor stabiliteti për Kosovën e moscopëtimin e Shqipërisë.

liljana

Si faktor stabiliteti në gjeopolitikat e gjithë rajonit, si skalion vendimtar kundër shërbimeve inteligjente ruso-sllave kundërshtare të CIA-s gjatë luftës së ftohtë). Edhe pse i sëmurë, edhe pse sabotohej përbindshëm Shqipëria e shëndeti i tij nga brenda, këto çështje kardinale të profilit të tij si shtetar nuk mund t’i minonte kush, për to s’mund ta mashtronte kush.

Përse të mos i interesonte CIA-s vdekja e Enver Hoxhës?

Është krejt e qartë që armiku ideor gjatë luftës së ftohtë, Enver Hoxha, praktikisht ishte garanci rajonale për CIA-n. Por përderisa nuk i interesonte vdekja e tij, pra nuk ka investiguar nga afër shëndetin e tij, nuk ka se si të jetë e sigurt për vdekje natyrale të tij. Kjo nuk do të ishte profesionale, aq më tepër që në dokumentet që ka deklasifikuar, gjen argumente krejt të rastësishme që forcojnë dëshmitë e mia, si ajo e Nikolla Shurbanit, dhe interesimi i italianeve për shëndetin e Enver Hoxhës.
Për mua mbetet shpërdorim i emisionit, vënë në gojën e CIA-s kjo çështje tabu “e vdekjes natyrale” që mbrojnë shërbimet inteligjente të Lindjes dhe personat përgjegjës pranë E.Hoxhës, për t’i vënë kapak të ashtuquajtur madhor, çdo akuze që kam ngritur.
E mbetur e vetme, por e pakundërshtueshme për akuzat, nuk do të lejoj pa hulumtuar që asnjë “kapak madhor” t’i vihet çështjes që mbroj, e cila po bëhet gati 20-vjeçare. Për këtë çështje kemi dhe vërtetimin e Auron Tares: “Që në vitet ‘70 shërbimi inteligjent italian dispononte dosjen e shëndetit të Enver Hoxhës, e mundur kjo vetëm nëpërmjet mjekut më të afërt apo familjarit më të afërt, të vetmit që kishin akses për ta pasur në duar”.
Ky vërtetim arkivor përkon katërcipërisht me tezën që gjoja me paranojë ka parashtruar Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia, Isuf Kalo e Sulo Gradeci, që në ’74 për synimin e Perëndimit: për vdekje të ngadalshme të Enver Hoxhës, nëpërmjet mjekimit me garanci mosdeshifrimi të helmimit edhe në rast autopsie. Për këtë duhej vepruar me medikamente të sigurta.