HISTORIA E LASHTË DHE MASHTRIMET SERBE

HISTORIA E LASHTË DHE MASHTRIMET SERBE

4842
0
SHPËRNDAJE

Si shpjegohet lashtësia historike në tokat e Serbisë së sotme ?
Pse serbët mundohen me çdo kusht të rreshtohen në popujt më të vjetër të Europës? A i lejon historiografia botërore falsifikimet serbe ?
Po shqiptarët sa i ndihmojnë mashtrimet serbe ?
Ne shqiptarët, sa jemi mbrojtës të trashëgimisë sonë super të lashtë?
A na mallkon historia e lashtë ,pjesëtarë të së cilës jemi ne ?
Duke lexuar  librit“ Historia e Serbisë në 40 .000 vjetët e fundit “ ((ISTORIJA SRBIJE U POSLEDNJIH 40.000 GODINA ) mbushesh vrer me mashtrimet e tyre. Serbët  e shkruajnë historinë e tyre kështu ;
-40.000 vjet para Kr. Paleoliti- gjurmët e para njerëzore në token e Serbisë
-6500-5500 para Kr. Mezoliti- Kultura e Lepencit dhe e Gjerdapit
-4500-3200 para Kr. Neoliti i ri – Kultura e Vinçës afër Beogradit
-2000 – 1000 vjet para Kr -Koha e bronzit , kultura e Vatinacit ,Dubovac
-1000 para Kr-100 pasKr epoka e Hekurit- fiset Tribalet , Dardanet
– 269 pasKr. perandori Claudios i mundë Gotën në Naissus.
– shek i 3-4-të në tokat e Serbisë lindin disa perandorë romak
– shek -4 Sirmiumi ( Sremska Mitrovica ) kryeqendër romake
– Viti 395 Pas ndarjes se Perandorisë Romake , meritori i Serbisë i takon Lindjes
– Viti 527-565 Justiniani e ngriti Justiniana Primen
Kultura e kohës se bronzit ( sipas serbëve) ,ne tokat e Serbisë u paraqit   rreth 1900 vjet paraKr. në Banat , Srem, Belotić-Bela Crkva , Bubanj-Hum III-Slatina.
Ndërmjet viteve 1200 prKr, në Kosovë , Pomoravlje, Baçka dhe Banat filluan bashkësitë njerëzore të cilët banonin , ushqeheshin ; kultivonin grurin , rritnin bagëtitë. ( prapë sipas tyre )
“ Në fundin e mileniumit të dytë filluan të paraqiten bashkësitë etnike- Dardanët,

Triballet ,Iliret dhe Thrakasit “ 12
 

Ku ishin sllavët  në këtë kohë? Qëllimi është të shpjegohet se serbët ishin pasardhës të këtyre fiseve pellazge.. Në pyetjet që i bëra në fillim , shkenca shqiptare vendosmërisht duhet ta thotë fjalën e saj !

Por sidoqoftë , të shohim këtë renditje:

– Shkrimi pellazg i “Vinçës 5500 vjet prk
– Shkrimi Sumer3100.prk
– Piktografia Egjyptase 3000 prk
– Shkrimi me kuja Akadik 2500 prK
– Shkrimi indas 2200 prK
– Shkrimi linear i Kretes 1800 prK
– Shkrimi Semit 1800 prK
– Shkrimi Fenikas 1100 prK
– Shkrimi Etrusk 900
A janë serbët djepi i civilizimit europian ? (Srbija je kolevka evropske civilizacije )
Pse shqiptari nuk flet ?

Fahri Xharra,13.03.17
Gjakovë