Geta Beqa, kampione botërorenë IFBB ‘Wellness Fitness’ (Foto/Video)

Geta Beqa, kampione botërorenë IFBB ‘Wellness Fitness’ (Foto/Video)

135
0
SHPËRNDAJE

Në Kampionatin Botëror të IFBB-së, të mbajtur në Biarritz të Francës, Geta ka arritur jo më pak se titullin e kampiones botërore në kategorinë ‘Woman Wellness Fitness’.

Në një konkurrencë të vështirë, e sfiduar nga pjesëmarrëse të 55 shteteve nga pesë kontinente, Beqa ia ka dalë ta prezantojë Kosovën në mënyrën më të mirë, duke i lënë të gjitha pas, për të marrë medaljen e artë.

Me këtë sukses Geta ka arritur në majat e sportit të fitnessit dhe bodibildingut, duke u kurorëzuar me titullin e kampiones botërore.

Por, për të arritur deri tek ky sukses, normalisht që Getës i është dashur shumë punë e mundim, por edhe përkrahje nga familja, shoqëria, mediat, por edhe përkrahje financiare nga bizneset, në mënyrë që të ketë gjithçka që i duhet gjatë udhëtimeve dhe sidomos gjatë përgatitjeve të saj.

Qumështorja “Vita” ishte mbështetësja më e madhe në rrugën e Geta Beqës drejt titullit kampion.

Siç duket, Geta ka konsumuar produktet e mira të qumështores “Vita”, dhe në këtë mënyrë ka mbajtur vetën në formë dhe ka marrë forcën për ushtrimet e saj të mundishme, por në të njëjtën kohë ka ndikuar në të mirë të prodhimeve vendore nga Kosova.getta-bea