Histori të fshehta: 16 imazhet tronditëse, brenda spitaleve psikiatrike. Rastet shqiptare… (Foto)

Histori të fshehta: 16 imazhet tronditëse, brenda spitaleve psikiatrike. Rastet shqiptare… (Foto)

405
0
SHPËRNDAJE

“Grada e civilizimit e një kombi, mund të matet veçse duke vizituar burgjet”, thoshte shkrimtari rus, Feodor Dostoieveski. Ky afirmim i tij mund të jetë përcaktues edhe për ato hapësira të cilat strehojnë njerëz të papërshtatshëm për shoqërinë: Spitalet psikiatrike.

Prej disa shekujsh, përtej kangjellave, spitalet psikiatrike nuk kanë rrëfyer kurrë shenja civilizimi. Lobotomi të bëra me daltë, pacientë të lidhur pas pllakave të betonit, fëmijë të lidhur me këmiosha force pas kaloriferëve. Kështu tregonin në të shkuarën shumë nga spitalet psikiatrike të botës.

Ky koleksion fotografish, i rrëfen botës në botë mizërie dhe të dëshpëruar, ku ata që konsideroheshin të çmendur ishin mbajtur në kushte çnjerëzore. Ja se çfarë ndodh )ndoshta edhe sot) në disa nga vendet ku njerëzimi nuk i viziton pothuajse, kurrë…

Sëmundjet psikike; manifestim i djallit


Një pacient i lidhur pas karriges, në Spitalin Psikiatrik të Wakefield-it në Angli, në vitin 1869

Deri në shekullin e XIX-të, njerëzit me probleme psikike nuk ishin konsideruar si njerëz që duheshin trajtuar, por mbeturina të shoqërisë. Në Mesjetë, problemet e tyre lidheshin ngushtë me pushtimin nga djajtë apo djalli.

 


1956 – Një pacienti i kryhet trajtimi me elektroshok. Foto nga Thurston Hopkins/Picture PostGetty Images

Dënimet trupore dhe trajtimi çnjerëzor ishin në rend të ditës. Shpesh, njerëzit me sëmundje psikike ishin të lidhur me zinxhirë, të mbyllur në qeli pa dritë dielli, e të lënë ashtu deri në agoni.


Pacientë të Spitalit Psikiatrik në Cleveland të Ohajo-s, në vitin 1946

Në rate të tjera, ata ishin të vendosur t’i bëheshin ritualet e ekzorcizmit.


Asistentët lidhin një pacient në një spital në Moskë, më 19 shkurt 1992

Në shekullin e XIX-të fillojnë progreset


Më 29 mars 1950, gjatë një zjarri në Sanatoriumin “Bella Vista” të Filadelfias, vdesin nëntë pacientë. Pesë prej tyre ishin të lidhur pas pllakave të betonit, ashtu si edhe në këtë imazh

Për herë të parë kur të sëmurët psikikë u njohën nga shteti si pacientë, e kanë nevojë për ndihmë mjekësore, u realizua në vitin 1845, kur Anglia adoptoi “Ligjin e të çmendurve”.


Lobotomisti Walter Freeman, realizon lobotomi me ndihmën e një instrumenti të ngjashëm me akullthyesen më 11 korrik 1949, në “Western State Hospital” në Lakewood të Washington-it

Njëherazi, në Francë, Angli dhe Amerikë u çelën spitalet e para psikiatrike publike. Këto, ishin të monitoruara nga shteti dhe të kontrolluara nga një komitet kundra abuzimeve.


Viti 1942 – Një nga pacientët e Walter Freeman-it, 10 ditë pas lobotomisë

Shekulli i XX-të vjen me problemet e tij

Megjithatë, abuzimet, neglizhenca dhe trajtimet çnjerëzore nuk morën fund, por përkundrazi. Sa më shumë me zhvillimin e psikiatrisë, më shumë persona u diagnostikuan me probleme dhe u shtruan në qendra spitalore.


Viti 1946 – Një pacient me këmishën e forcës, në Spitalin Psikiatrik të Cleveland-it

Në një kohë të shkurtër, spitalet u mbushën plot. Kështu, n fillim të shekullit të XX-të, shumë prej doktorëve filluan të kryenin procedura radikale, si për shembull, terapinë me elektroshok.


Angli – 23 nëntor 1946. Asistentet lidhin një pacient, i cili pret të goditet me elektroshok

Me “daljen në skenën politike” të fashizmit dhe totalitarizmit në Evropë, fillojnë të zhvillohen një sërë abuzimesh të motivuara politikisht në Spitalet Psikiatrike.


Në nëntor të vitit 1946, në Angli, një kirurg bën një vrimë në kafkën e një pacienti para lobotomisë

Në Gjermaninë naziste por edhe në Bashkimin Sovjetik, si dhe në gjithë vendet lindore (ashtu si edhe në Shqipëri), të dyshuarit si armiq apo armiqtë e regjimit, u mbyllën në spitalet e të çmendurve.


Më 13 maj 1938, në Paris mjekët testojnë trajtimin psikiatrik më valë radio

Po ashtu, në pjesën e parë të shekullit të XX-të, njerëzit e shkencës kërkonin programe trajtimi, me shpresën e eliminimit të sëmundjeve psikike nga shoqëria.


Fëmijë të lidhur me këmishën e forcës pas kaloriferëve, në Spitalin Psikiatrik “Deir el Qamar” në Liban, në vitin 1982

 


Këmbët e një pacienti të lidhura me çarçaf pas krevatit, në Bukuresht të Rumanisë

 


Dr. James Watts dhe Dr. Walter Freeman, konsultohen për një pacient, pas lobotomisë

Shqipëria

Spitali Psikiatrik i Elbasanit, në kohën e komunizmit përdorej edhe si një burg makabër për ndëshkimin e kundërshtarëve politikë.


Në mars të vitit 1992, në Spitalin për fëmijët handikapë të Kavajës. Një fëmijë ushqehet me duar, nën shikimin e fëmijëve të tjerë që janë të mbuluar veçse me një batanije

Sipas faqes historia-ime.com “Shannon Crangasi (Woodcock) një historiane australiane, e cila po shkruan një libër për historinë e dhjetëra shqiptarëve gjatë komunizmit, shprehet e indinjuar që në faqen e Spitalit Psikiatrik nuk shkruhet asnjë rresht për historitë gjatë komunizmit, e nisur nga ky fakt ajo thotë: “Ai spital është pranuar nga të gjithë që ka qenë një vend për tortura. Pse nuk thuhet edhe nga administrata aktuale e tij? Unë njoh personalisht njerëz që janë torturuar atje, e di edhe historinë e atyre që kanë vdekur”.


Foto e Spitalit Psikiatrik të Elbasanit në fillim të viteve 90-të nga Giovanni Marrozzini dhe Nikos Economopoulos/Magnum Photos

Në gusht 2014, po ashtu nga Spitali Psikiatrik i Vlorës “Ali Mihali”, u shkarkua drejtori i këtij institucioni, ku Zyra Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror për Qarkun e Vlorës (DSHSSH), e vlerësoi alarmante dhe shqetësuese në aspektin social, situatën në Spitalin Psikiatrik.