E vërteta shqiptare ndryshe e Luftës së Dytë, parë me sytë e...

E vërteta shqiptare ndryshe e Luftës së Dytë, parë me sytë e Wermacht

1031
0
SHPËRNDAJE

Nga Ben Andoni

Një debat i thekur për Luftën e Dytë dhe kontributin e individëve të ndryshëm është rihapur në këto ditë. Palë të ndryshme, por më shumë individë që duan të identifikohen me tre grupet pjesëmarrëse në luftë, mundohen të shprehin tezat e tyre dhe kuptohet në fund ta ofendojnë njeri-tjetrin. Një ritual i përhershëm për një temë, e cila në vitet e fundit ka devijuar shumë nga e vërteta.

Shqipëria, që pas Konferencës së Paqes, ku vetëm për një fije shpëtoi nga etiketimi si shtet kolaboracionist falë agresionit të paparë propagandistik grek, është llogaritur ndër shtetet antifashiste. Paçka se akuzat ndaj saj nuk reshtin edhe sot e kësaj dite , duket se ushqimin më të madh po ua japim vetë ne.

Shumë kinse historianë, por më shumë kinse gjithologë shprehen me shumë pathos për Luftë Civile, duke e zvogëluar fare kontributin shqiptar në luftën anti-fashiste. Për të ardhur keq është se të gjitha qeveritë e ardhur pas ’90, qoftë të Majta por edhe të Djathta, nuk mundën që të gjenin konsesus edhe për gjëra të thjeshta, lidhur me luftën. Kështu, sot, e kësaj dite, nuk kemi një datë çlirimi të pranuar konsesualisht, ashtu si nuk kemi të definuar rolin e komunistëve, ballistëve dhe legalistëve.

Edhe pse historia falë dokumenteve, qoftë edhe të forcave fashiste, dy forcat e fundit i ka treguar si kolaboracioniste, këta gjejnë shumë elementë të shajnë të vetmen forcë që ka luftuar. Nga ana tjetër, panegjiristët ata që flasin për epope e kanë shtrirë suksesin e komunistëve deri në apoteozë, duke shmangur elementët realisht të vërtetë të kësaj lufte dhe individët që kontribuan për këtë luftë.

Dhe, këto elementë, kishin të bënin me mobilizimin e njerëzve, renditjen e atyre që ishin pro dhe kundër pushtuesit dhe mbi të gjitha njerëzit që dhanë jetën. Në fakt, dhe për këtë të fundit, ka një handikap të madh, sepse shifra e të rënëve tani është vënë në diskutim dhe është e pamundur në zërat e shumtë që qarkullojnë të justifikohet shifra e madhe.

Historiani Arben Puto e adresoi dikur problemin e këtij konfuzioni te figura kryesore që e udhëhoqi këtë kryqëzatë ndaj luftës. Ai ishte z. Sali Berisha, figura kryesore e vendit në 26 vitet e demokracisë. Sot, ai mund të mos ketë më zërin e dikurshëm, por ai shtriu shinat për përfoljen e luftës dhe denigrimin e saj. “Luftën nuk e bënë shqiptarët por e organizuan misionarët amerikano-britanikë të zbritur nga lart.

Këtë përçartje të paimagjinueshme madje ua drejtoi edhe veteranëve, duke u thënë: Thoni të vërtetën, Brigada e Parë Sulmuese u organizua nga oficerët anglezë në Vithkuq”,u shpreh Berisha në prag të pavarësisë.

“Disa e kanë parë si rishikim të perceptimit të tij, kurse unë e shoh si mohim të Luftës Nacional–Çlirimtare. Po ta njihte më mirë historinë do të kujtohej se kjo është një tezë e vjetër greke. Në Luftën e Vlorës, grekët thoshin se ajo nuk ishte epope e rezistencës shqiptare, por thjesht organizuar prej vetë italianëve për të mos lejuar pretendimet greke mbi Shqipërinë jugore.

E njëjta gjë me ta ndodhi edhe për Luftën Nacional-Çlirimtare. Kryeministri grek Caldaris, në Konferencën e Paqes në Paris më 1946, deklaroi se në Shqipëri nuk ka pasur lëvizje të vërtetë rezistence.

Kanë qenë vetëm disa aksione të nxitura nga jashtë. Shqiptarët, vërtetë arritën të ngrinin një ushtri të vërtetë partizane, por këtë e bënë oficerët anglezë.

Në kohë të tjera, këto gjykime shkonin deri aty, saqë pretendonin se të rinjtë ose populli shqiptar nuk kishte vetëdije apo aftësinë e duhur  të organizohej. Populli shqiptar ishte vetëm për mish për top dhe mund të organizohej vetëm nga të tjerët. Ndaj, më së shumti, ky interpretim, ngjason me tezën e vjetër greke…”, iu përgjigj historiani i vjetër.

Gjithsesi, Javanews, larg këtij debati, po ju sjell në vëmendje, materialin e Wechrmaht, një tekst prej gati 50 faqesh, që shërbeu si audit për të gjithë strukturën e kohës së luftës. Autori, anëtar i të ashtuquajturës Grupi Administrativ i Vermahtit kryente detyra te ndryshme administrative dhe teknike gjatë kohës së pushtimit.

Ai është i panjohur si emër, ndërsa kanë qenë aleatët që e kanë zbuluar materialin dhe origjinali madje gjendet në SHBA. Ai përshkruan kushtet e vendit gjate viteve 1943-1944, duke treguar dhe një pasqyrë të situatës politike, administrative dhe ekonomike te vendit.

Ky raport unik mbi pushtimin Gjerman të Shqipërisë është nxjerrë në Shkurt ose Mars të vitit 1945, pak pas tërheqjes të trupave nga Ballkani dhe vetëm disa javë para kapitullimit të Gjermanisë.

Për autoritetet tona të historisë mbetet që megjithë njohjen e tyre të jenë më të sinqertë dhe ka ardhur të vendosin pikat mbi “i” për shumë gjëra që lidhem me Luftën, por pa kompleksin e origjinës dhe mbi të gjithë përkatësisë politike. Që do të thotë të heqin gjërat panegjirike dhe të tregojnë fytyrën e vërtetë të Shqipërisë së luftës.

Dhe, kjo bëhet kur të paktën sektorin e historisë që merret me këtë periudhë të mos e lënë me një historian, siç kanë bërë deri më tani. Nuk është e vështirë, duhet thjesht të jenë vetja dhe t’i lexojnë dokumentet si duhet.

***

Vijon një pjesë nga materiali i Wehrmacht:

Administrata Italiane e Shqiperise gjate Luftes se Dyte Boterore u rrezua ne shtator te vitit 1943. Njesite e Vermahtit Gjerman menjehere zune vendin per te parandaluar nje zbarkim te forcave Aleate. Gjermanet vendosen Pavaresine formale te Shqiperise, duke respektuar ne nje fare mase dhe sovranitetin e vendit. Pavaresisht kesaj, Shqiperia u pushtua ne menyre efektive nga Rajhu i `Trete per me shume se nje vit. Ne Tetor-Nentor 1944, forcat Gjermane u terhoqen nga Shqiperia dhe filuan marshimin e tyre drejt maleve te Bosnjes per tu kthyer me vone ne Austri dhe Gjermani.

 

Administrata Italiane e Shqiperise gjate Luftes se Dyte Boterore u rrezua ne shtator te vitit 1943. Njesite e Vermahtit Gjerman menjehere zune vendin per te parandaluar nje zbarkim te forcave Aleate.

Gjermanet vendosen Pavaresine formale te Shqiperise, duke respektuar ne nje fare mase dhe sovranitetin e vendit. Pavaresisht kesaj, Shqiperia u pushtua ne menyre efektive nga Rajhu i `Trete per me shume se nje vit. Ne Tetor-Nentor 1944, forcat Gjermane u terhoqen nga Shqiperia dhe filuan marshimin e tyre drejt maleve te Bosnjes per tu kthyer me vone ne Austri dhe Gjermani.

Autori i ketij raporti 50 faqesh ka qene pjese e te ashtuquajtures Grupi Administrativ i Vermahtit, i cili kryente detyra te ndryshme administrative dhe teknike gjate kohes se pushtimit. Ai pershkruan kushtet e vendit gjate viteve 1943-1944, duke mundesuar dhe nje pasqyre te situates politike, administrative dhe ekonomike te vendit.

Ky raport unik mbi pushtimin Gjerman te Shqiperise, i shkruar nga nje zyrtar nazist, duket se eshte leshuar ne Shkurt ose Mars te vitit 1945, dmth pas terheqjes te trupave nga Ballkani dhe vetem disa jave para kapitullimit te Gjermanise.

 

  1. Organizimi i Administrates Gjermane dhe Evoluimi i Saj

Pozicioni baze i Administrates Gjermane ne Shqiperine Neutrale

Ne Shqiperi nuk kishte nje administrate ushtarake aktuale Gjermane. Ato zyrtare te administrates ushtarake, qe punonin ne Shqiperi, kishin detyra shume me ndryshe nga ato te cilet punonin ne France, Belgjike ose Serbi.

Politikat Gjermane ne Shqiperi ishin te udhehequra nga principi baze: qe Shqiperia duhej te respektohej si nje shtet i pavarur dhe neutral. Per kete qellim kishte arsye te forta. Si i vetmi shtet kryesisht mysliman ne Europe, ndaj Shqiperise u kerkua vemendje e vecante, duke u bazuar ne kuadrin e politikave Gjermane ndaj botes Islamike ne pergjithesi dhe, Turqise ne vecanti dhe, duhej te trajtohej me kujdes dhe konsiderate te vecante ne planin politik.

Kjo ishte arsyeja kryesore perse Shqiperia pati nje rendesi te vecante. Megjithate, dikush, mund te bej pyetjen  nese ky princip I cili u respektua deri ne fund, mos valle ishte tejkaluar.

Ne cdo rast, ky ishte nje faktor percaktues per administraten Gjermane e cila kishte te ardhmen e Shqiperise ne dore dhe, kjo me se shumti percaktoj qellimin dhe kufizimet e aktiviteteve te Administrates.Albanien, deutsche Soldaten, italienischer Panzer

Pushtimi i Shqiperise

Shqiperia u pushtua nga Divicioni i dyte i koracuar Gjerman pasi Italia tradhtisht ndryshoje aleance. Ne kete kohe nuk kishte asnje rezistence te konsideruashme armike prandaj, qytetet dhe rruget u moren relativisht lehte dhe shpejt.

Gjenerali Gjerman ne Shqiperi

Gjeneralit te artilerise Geib iu caktua komanda territoriale. Fillimisht, ai kishte autoritet gjithashtu ne Malin e Zi, por per arsye politike, ky shtet shume shpejt u be nje njesi e pavarur. Zyra e ‘Komandes Gjenerale Gjermane ne Shqiperi’, DGA [Deutscher bevollmächtigter General in Albanien], me ne fund u themelua ne vend si ndarje e stafit te shtabit te pergjithshem. Meqenese DGA ne te vertete nuk zoteronte trupa nen komanden e saj, pozicioni i saj ishte i dobet qe ne fillim.

Historia e Hershme e Pushtimit Gjerman te Shqiperise

Politika Gjermane ne Shqiperi mund te kuptohet vetem nese dihet dicka rreth pushtimit te hershem te saj. Shqiperia kishte qene e veshtire nga vezhguesit Gjerman te kuptohej qe ne kohen kur Italia mori vendin ne pranveren e vitit 1939. Italia krijoi nje fasade rrezellitese per te mbuluar themelet e shkaterruara te vendit. Qe prej fillimit, botimet rreth Shqiperise ishin te njeanshme. Ne nje gjuhe me te ekzagjeruar: ata perpiqeshin per te treguar qe reformat e Zogut kishin modernizuar vendin dhe se Shqiptaret ishin pafundesisht mirenjohes ndaj Italianeve. Pas pushtimit, propaganda zyrtare pati sukses akoma me te madh duke bindur boten se Shqiptaret pranonin rregullat e Italianeve dhe se administrata ne vend funksiononte ne menyre perfekte; kjo ishte mjaft e lehte per shkak te mbresave te vizitoreve rastesore. Kryeqyteti, Tirana, tani kishte disa ndertesa spektakolareper te treguar veten dhe te tjera po planifikoheshin.

 

Politika Italiane ne Shqiperi

Ne realitet, sundimi Italian dhe shteti Shqiptar qendronin ne nje fije peri. Italianet u perpoqen, nga kendveshtrimi i tyre llogik-te eleminonin influencen e madhe Zogiste ne administrate duke hequr nga puna te gjithe elementet Zogiste. Ne politikat e tyre personale, Italianet lane pershtypjen sikur po lejonin ne menyre te ndergjegjshme, vazhdimin e krijimit te administrates shqiptare. Arsyeja per dicka te tille qendronte ne faktin se ata donin te ulnin ne pozite kondominiumin Shqiptar, duke krijuar koloni. Kjo politike duket mese e kuptueshme pasi eshte mjeti i vetem i trasferimit te nje sasie aq te madhe popullsie, nga njehere e nje kohe Roma e lashte ,ne Ballkan.

Kjo politike katastrofale pati zbrasje te shtetit Shqiptar. Administrata gjysem Europiane dhe gjysem Orientale e Mbretit Zog, te pakten, kishte vendosur paqe dhe rend ne kete vend. Por ne vitet ne vazhdim administrate u zevendesua nga nje staf i paafte, te cilet provuan se nuk ishin te zote te ndermerrnin asnje aktivitet praktik.

Cetat e Armatosura gjate Sundimit Italian

Perderisa politika Italiane, ne menyre pjeserisht te vetedijshme, kishte cuar ne renien e vendit; rendi ne Shqiperi u shqetesua seriozisht nga perhapja e shpejte e cetave te armatosura. Perderisa Italianet nuk kishin deshire ose mundesi per ti vene ne vartesi keto ceta ushtarakisht, pavaresisht nga te gjithe forcat e tyre pushtuese, ata e justifikonin veten duke i thene botes se jashtme se cetat ishin te gjithe rebele komuniste. Kjo nuk ishte e vertete, te pakten per periudhen e hershme te luftes kunder cetava te armatosura. Ne fillim, pjesetaret e tyre ishin me se shumti luftetare lirie qe kundershtonin pushtimin Italian. Vetem me vone, Komunistet filluan te hapnin krahet duke forcuar luftetaret e cetave, derisa  krijuan grupin komunist.

Perjashtimi i Vezhguesve te Huaj

Qekur Italianet arriten te parandalonin prapaskenat nga vezhguesit e huaj, vezhguesit Gjermane shpesh pranonin interpretimet e Italise per ngjarjet ne Shqiperi dhe e shikonin vendin me syte Italiane. Kur ata pushtuan Shqiperine, ata supozuan qe kishte pak a shume nje shtet funksional, ashtu sic kishte qene nen sundimin e Zogut, edhe pse pjese te territorit ishin sulmuar nga cetat e armatosura Sovjetike (Komuniste, shen. Perk)

Vleresimet e rreme të Shqipërisë

Gjermanet bene dhe nje gabim ne politiken e tyre duke u mbeshtetur ekskluzivisht ne kasten e pronareve te pasur te tokave dhe bejlereve dhe duke neglizhuar forcat dhe rrymat e verteta te krijuara ne vend. Kjo ishte ne nje fare menyre e kuptueshme pasi pronaret e tokave ishin armiqte natyrale te komunisteve, shume e rrale ne ate kohe, u linden forcat aleata Gjermane. Komunikimi me kete pjese ishte me i lehte pasi nje pjese e tyre flisnin Gjermanisht ose ndonje gjuhe tjeter nderkombetare. Komunikimi me masat e tjera te popullsise, dmth te kuptohej se cfare po ndodhte ne te vertete ne fshat ishte e veshtire per shkak te kufizimeve ne gjuhe. Deri ne fund te pushtimin mund te ishin jo me shume se dhjete Gjermane qe flisnin Shqip.

Besimi Shqiptar qendronte ne faktin se shpresonin qe duke patur kontakte te ngushta me klasen sunduese te Shqiperise, Vermahti Gjerman do ti mbronte privilegjet e hershme ekonomike te tyre. Duke perfituar nga kjo lidhje e ngushte e Gjermaneve me kasten e fuqishme, komunistet perdoren me shume aftesi influencen e tyre ne masat e gjera te popullsise dhe duke mbledhur influence ne mesin e atyre te paprivilegjuar.

Ndikimi i Politikes Islamike dhe Njohja e Shqiperise si një vend neutral

Gjermanet keqinterpretuan realitetin e politikes Shqiptare dhe besonin se rruga per te ndertuar nje shtet te pavarur tashme ishte gati. Kjo perpjekje u pa ne menyre te favorshme nga politikat e Reihnit ndaj Islamit dhe ne vleresim te Turqise. Menjehere pas pushtimit te Shqiperise, lidhjet Gjermane me komitetet ekzekutive Shqiptare per te drejtuar perkohesisht vendin derisa te vendosej nje qeveri definitive, u udhehoq nga principi i rrepte i njohjes se Shqiperise si nje shtet neutral.Keshilli i Regjences

Qeveria definitive Shqiptare, Keshilli i Regjences, Parlamenti

Nje Qeverisje Shqiptare u themelua te merrte persiper drejtimin e vendit. Qeveria ishte e ndihmuar nga Keshilli i Regjences, e projektuar si perfaqesuesja e Kryetarit te vendit, dhe nga parlamenti. Qeverisja demokratike u lejua, por me vone do te vihet re qe kjo vetem e demtoj. Nga njera ane, luftat konstante ndermejt ndarjes se tri paleve rrezikuan zhvillimet paqesore dhe nga ana tjeter, megjithe presionin e ushtruar Gjerman, nuk kishte asnje autoritet nga ana Shqiptare me deshiren per te ndermarre pergjegjesine e transformimit te cdo kerkese dhe deshire Gjermane ne realitet.

Vetem pak figura politike u dalluan nga mesatarja mediokre.

Politikanet Shqiptare – Frasherllinjte

Figurat paresore ishin kryetari i Keshillit te Regjences, Mehdi Frasheri dhe djali i tij Vehbi. Deri ne fund Frasherllinjte diten te lundronin dhe te mbijetonin dhe ne kohe me ere, dhe kjo pasi ata pershtateshin aq mire duke qene nder politikanet me te suksesshme ne Shqiperi. Pavaresisht sjelljes se tyra pa te meta ndaj Gjermanise, ata paten dhe sjellje me qellime te dyfishta. Nuk ka asnje dyshim, se per cdo deshire dhe kerkese Gjermane, ato ishin ne kontakte diskrete me ane te Aleateve Perendimore permes Ankarase, por ato deshironin te mos kishin asnje kontakt me qarqet komuniste. Deshmi per kete fakt eshte se drejt fundit ata refuzuan te evakuoheshin me aeroplan ne Gjermani pasi prisnin ne menyre sekrete zbritjen e trupave Angleze.Vetem kur kjo zbritje nuk u materializua, ata u larguan ne kembe bashke me trupat Gjermane duke shpetuar nga rreziku gjithnje e ne rritje i Komunisteve.  Nga konsiderat gjermane, Mehdi Frasheri dhe bashkeshortja e tij u derguan ne Podgorice ne nje JU.Anetaret e Regjences-Lef-Nosi-Mehdi-Frasheri-Pater-Anton-Harapi

Ministri Ago Agai

Deri ne mesin e veres, ne kontrast me figurat e padepertueshme te siperpermendura, mbeshtetesit e politikes Gjermane ishin Ministri Deva dhe Ministri Ago Agai, te dy Kosovare(?). Ministri i  Ekonomise, Ago Agai ishte pa te meta si person, por ishte teper i indoktrinuar  qe te realizonte ndonje pune ne realitet.

Ministri Deva

Ministri i Brendshem, Deva, kishte pushtetin dhe energjine e nevojshme per te qene nje instrument efektiv ne politikat Gjermane. Me vetedijen se cdo qeveri pa pushtetin ekzekutiv nuk ishte qeveri dhe se nje dore e hekurt duhej gjithmone qe punet te beheshin ne Shqiperi, Deva krijoi bodyguardet e tij personale. Keto Bodyguard perbeheshin nga Kosovare te cilet i solli ne Tirane. Keto egersira nga malet ushtruan terror ne kryeqytet, te pakten sipas standarteve Europiane, por sipas analizes  finale ata morren situaten nen kontroll. Mbase ishte e pakeshillueshme, dhe e kuptueshme qe Administrata Gjermane shpesh te ankohej per sjelljet e ketij grupi te Kosovareve ne fillim te viteve 1944.Xhafer deva

Largimi I Deves

Meqenese Shqiptaret ne menyra te ndryshme jane shume te prekshem ndaj rrymave politike, shume shpejt kundershtaret e Deves paten pershtypjen se ai nuk  gezonte mbeshtetja pakushtezuar nga Gjermania. Pervec kesaj,si nje Shqiptar i veriut, ai nuk ishte shume i njohur ne Shqiperine e Vjeter. Mesatarja e Shqiptareve qe perbuznin rendin dhe qeverisjen, nuk i pelqenin menyrat e tij te vrazhda. Keshtu, gjate pranveres dhe veres, kundershtaret e Deves u rriten ne pushtet. Ne mesin e veres, copa me e nevojshme u hoq nga fusha e shahut gjerman.

Perpjekjet e Devas qe te krijonte nje levizje miqesore kombetare ne vendlindjen e tij, per interes Gjermane nuk dha asnje efekt praktik. 

Kryeminister Biçaku

Duhet te permendim ne fund Kryeministrin Bicaku [Djali i Aqif Pashe Elbasanit, perk], i cili ishte personalisht nje mik i sinqerte i Gjermanise por ishte i paafte si ne aktivitetet publike dhe pa asnje instikt politik. Pavaresisht paralajmerimeve gjermane, ai qendroj ne vend dhe u denua nga Komunistet.

Parlamenti

Parlamenti nuk ushtroi ndonje zhvillim pozitiv te dukshem ne vend. Vetem ne pak raste u orvat te jepte influencen e tij, dhe ne keto raste futi veten me ne telashe.

Partite politike Shqiptare

Partite politike nga ana tjeter, kishin influence te konsiderueshme ne politiken dhe zhvillimet e brendshme te vendit.

Nacionalistet                        

Nacionalistet, nje term kolektiv qe perfshinte qeverine dhe me se shumti forcat pro-Gjermane te ngjyrimeve te ndryshme, asnjehere nuk arriten te bashkohen dhe te formojne ndonje organizate. Meqe ata ishin gjithmone ne mosmarreveshje me njeri tjetrin, ata nuk luajten asnje rol ne politikat Gjermane.

Ballistet

Ballistet te cilet, fillimisht u duken nje grupim politik mjaft premtues, por me vone ata nuk diten te ndermerrnin nje vendim qe te mbeshtesnin Angline apo Gjermanine. Gjate luftes se tyre kunder cetave te armatosura, pjesa me e madhe e tyre fillimisht mbeshteten Gjermanine nderkohe qe udheheqesit e tyre ishin mbeshtetes te Anglise qe ne fillim. Me vone, nga mesi i veres 1944, kur Anglia dukej se po humbte gjithmone e me shume terren ne Ballkan deri ne Rusi, Ballistet e humben influencen e tyre perfundimisht ne fillim te vjeshtes.2ballikomb350

Zogistet

Zogistet e mbledhur rreth Abaz Kupit, nje politikan ndjekes i Zogut, i cili qe ne gatishmeri ushtarake gjate periudhes Italiane dhe ne gjendje te mbante nje fuqi ushtarake relativisht te forte dhe te organizuar. Ne veren e vitit 1944, Zogistet u duken se ishin ata qe perfituan nga renia e Ballit Kombetar dhe ne kthimin e forces me te madhe ne Shqiperine e kaosit. Ata perfituan nga simpatia e perhapur e Zogut ne vend pasi populli ishte i mendimit se, pavaresisht mangesive, qeverisja gjysem despotike e gjysem moderne ishte zgjidhja e vetme per Shqiperine. Pavaresisht, Abaz Kupi humbi perspektiven e tij pasi ai nuk morri asnje ane ne menyre perfundimtare gjate luftes se Gjermaneve me Komunistat. Ne menyre tipike Shqiptare, ai u perpoq te mbaje marredhenie me te dyja palet dhe kur eshte e mundur ti mashtronte ata. Pasojat e kesaj politike bene qe te humbiste gjithe influencen e tij gjate evakuimit dhe te detyrohej te largohej per ne Itali.abaz kupi

Komunistet

Komunistet ishin te vetmit qe perfituan nga kjo situate. Disa organizatore me orientim Rus, ndermjet tyre dhe Mehmet Shehu, nje ushtarak me aftesi shume te njohura dhe cilesore, megjithese ne anen e Sovjetikeve, arriti te udhehiqte cetat e armatosura qe ne gjysmen e pare te vitit dhe ta vendoste nen influencen zmadhuese Sovjetike (Komuniste). Eshte interesante te permendet qe ne javet e para te veres, flamuri i kuq Shqiptar i Skenderbeut, gjetke valvitej me cekic dhe draper, po digjej ne te ashtuquajturen Republike Sovjetike e vendosur ne Shqiperine Jugore. Qekur ky orientim i njeanshem i Rusise Sovjetike u ngrit fillimisht si proteste, Komunistet me shume mjeshteri ndryshuan kurset e tyre dhe me pas udhehoqen luften nen sloganet: “Lufte kunder Pushtuesit te Huaj” dhe “Reforma Sociale Moderne’. Njerezit u bashkuan me to pasi ata iu premtuan lirine e te drejtes se prones banoreve ne fshatra; pune, rrogat e premtuara dhe influence ne proletariatin intelektual, duke qene me se tepermi mesues; dhe liri seksuale per te rinjte qe jetonin ne kufinjte e fosilizuara te tradites. Qekur levizjet revolucionare gjithmone terheqin elementet me aktive te vendit, qe nga fillimi i vjeshtes kur lufta e hapur me Vermahtin Gjerman ishte bere e pashmangshme, levizja komuniste kishte ne dispozicion masa te rrepta dhe te rrezikshme per te vazhduar kryengritjen e armatosur.Mehmet Shehu

Deri ne vjeshte, keto forca, disa prej te cilave ishin miqesore dhe disa armiqesore mbajten njera tjetren ne ekuiliber. Gjermanet, sido qe te jete, gjeten faktore me vlere qe mund ti perdornin per te influencuar ngjarjet.

Materiali është marrë me shkurtime dhe u përkthye nga Endrita & Besforta Mulleti më Tetor 2011.