Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare

Familje të mëdha qe kane ndikuar ne jeten ekonomike e politike shqiptare

1968
0
SHPËRNDAJE

Asllan Pashallinjtë – Familje e Madhe Feudale Shqiptare

Asllan Pashallinjtë, një nga familjet më të vjetra dhe më të mëdha feudale shqiptare me origjinë nga Janina. Osman Pashë Çaushi, Sanxhakbej i Janinës, Vezir dhe Bejlerbej i Rumelisë, pasi u martua me mbesën e Sanxhakbeut të Svetizarit, Sali Asllan Pashës, themeloi këtë gjini të madhe që i dha Janinës 22 Sanxhakbej.Nëpërmjet emërtimeve të pjesëtarëve të tjerë të kësaj gjinie, Asllan Pashallinjtë sunduan prej Lepantos e deri në Delvinë gjatë historisë osmane shqiptare. Në krahasim me kryeqendrat e provincave të tjera, Janina ishte më i bukuri i trevave shqiptare. Për pasojë edhe oxhaku që sundonte në qytet ishte artdashës dhe bujar. Xhamia e bukur që ndërtoi Veziri Asllan Pasha është provë për këtë.Evlia Çelebiu, në shkrimet e tij të udhëtimit, tregon se në pallatin e Xhelal Ali Pashës gostiteshin çdo ditë 3000 vetë. Ky numër përbën çerekun e popullësisë së atëhershme të qytetit të Janinës. Koha dhe rrethanat kishin bërë që vazhdimisht anëtarët e kësaj familjeje të shpërnguleshin në qytete të tjera, si në Stamboll, në Halep apo në Gjirokastër.

Sundimi i familjes Asllan Pashalli në Janinë, filluar me shkëlqim në vitin 1590, përfundoi në vitin 1786. Dega e familjes Asllan-Pashali në Delvinë dhe Gjirokastër, emër që sot është shuar, vazhdon të jetojë sot si Libohova. Burra të shquar të kësaj dere, si Myfit dhe Eqrem Bej Libohova trashëguan vetitë më të arrira të stërgjyshërve të tyre.

Familja e Engjëllorëve ishte një ndër ato familje fisnike shqiptare, e cila, menjëherë sapo u vendos në Itali, kërkoi të rivendoste statusin e saj prej familjeje fisnike, duke rikonfirmuar të gjitha privilegjet që kishte në Shqipëri. Papa Piu V i konfirmon Andrea Engjëllit, fisnikut, dukës, princit dhe kontit të Drishtit, Durrësit dhe Pultit të Ulët, lidhjet e tij të gjakut me perandorët romakë, si dhe me perandorët e Kostandinopojës.

Është folur e shkruar shumë për disa nga dorëshkrimet e njohura të familjes Engjëllore nga Drishti, të cilat ruhen në biblioteka shtetërore italiane dhe private në Shkodër e gjetiu. Një pjesë e tyre janë botuar, ndërsa pjesa më e madhe vetëm janë zbuluar dhe ende nuk janë botuar, presin studime dhe analiza të gjithanshme kritike Urdhri kalorësiak i Shën Gjergjit dhe një gjenealogji e familjes së engjëllorëve nga Drishti.

Në kuadër të burimeve historike, vend të rëndësishëm zënë dorëshkrimet e pabotuara, veçanërisht ato të cilat janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, qoftë duke pasur një autor të përbashkët, duke trajtuar një ngjarje ose personalitet të kohës, krijimi i të cilave është bërë në kushte e rrethana specifike. Është e njohur tashmë se për dorëshkrime të tilla ka rezerva ose duke shkuar deri në skajshmëri, në mohimin e tyre si falsifikate dhe burime të pavlera, për një kategori specialistësh, studiuesish dhe historianësh, ndërsa në anën tjetër, ato mbrohen me këmbëngulje se janë burime me vlera të mëdha historike dhe si të tilla pasurojnë historinë kombëtare shqiptare. Të shumtën e rasteve ato mohohen nga ata të cilët nuk i kanë pasur kurrë në dorë si origjinale, por kanë “dëgjuar” apo “lexuar” nga të tjerë, se autenticiteti i tyre vihet në dyshim.

Është folur e shkruar shumë për disa nga dorëshkrimet e njohura të familjes Engjëllore nga Drishti, të cilat ruhen në biblioteka shtetërore italiane dhe private në Shkodër e gjetiu. Një pjesë e tyre janë botuar, ndërsa pjesa më e madhe vetëm janë zbuluar dhe ende nuk janë botuar, presin studime dhe analiza të gjithanshme kritike të specialistëve nga fushat përkatëse për të bërë një vlerësim sa më real dhe të saktë, si për të dhënat që ofrojnë ato ashtu edhe për saktësinë e trajtimit të tyre, origjinalitetin, autenticitetin e vlefshmërinë historike, si dhe ballafaqime me dorëshkrime, dokumente dhe burime të kohës apo të ngjashme me to dhe të një literature përkatëse.

Dorëshkrimet e pabotuara që na janë ruajtur nga familja fisnike Engjëllori prej Drishtit, ruhen në Venedik, Firence, Vatikan, Kopenhagën dhe Shkodër. Përveç që janë të pabotuara, ato si element të përbashkëta, [katër prej tyre, ato nga Vatikani, Firence dhe Venediku] kanë se janë shkruar nga e njëjta dorë dhe në dekadat e para të shekullit XVI. Natyrisht, nuk do të flasim kësaj radhe për librat e botuar që kanë për autorë disa nga anëtarët e familjes Engjëllori por dëshirojmë të bëjmë të njohur njërin prej dorëshkrimeve, origjinalin e të cilit e kemi shfrytëzuar në bibliotekën Marciana të Venedikut.

Kodiku [dorëshkrimi], i cili ruhet në bibliotekën Marciana të Venedikut, ka kopertina të forta lëkure, të kuqe, me një dekorim floriri në mes, në formë të stemës, por pa shenja heraldike. Lart, në mes të kopertinës, është e shënuar me laps të kuq : no 50. Edhe kopertina tjetër ka në mes të njëjtin dekorim. Kopertinat janë të mbështjella me një mbështjellës special të ri, me ngjyrë jeshile.

Lexohet lehtë dhe e ka shkruar e njëjta dorë që ka shkruar edhe Kodikun e Bibliotekës Laurenziana të Firences, ASHB 1167, në të cilin, përveç të tjerave, ruhet edhe “Formula en Pagëzimit” nga viti 1462, si dhe dorëshkrimi i një Kodiku tjetër, po e familjes së Engjëllorëve nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, i cili nuk është botuar asnjëherë deri më sot. Dorëshkrimi është shkruar në pergamenë fin dhe është një gjenealogji e shkruar nga një dorë e vetme.

Heraldika si shkencë që merret me studimin dhe prejardhjen e simboleve e elementeve të ndryshme, origjina e të cilave është e shumëllojshme, në Shqipëri i gjen fillimet e saj që në fillimin e shekullit XIII, për të vazhduar deri në ditët e sotme, si pjesë përbërëse e heraldikës evropiane me të gjitha zhvillimet, ndryshimet dhe arritjet e saj. Stemat më të hershme i gjejmë në fillimet e Principatës së Arbrit, e më pas në një vazhdimësi të pandërprerë pothuajse në të gjitha dinastitë dhe familjet patronomike shqiptare si: Albani, Arianiti, Balsha, Beçikemi, Bogdani, Dukagjini, Dushmani, Engjëllorët, Gazuli, Golemi, Gropa, Jonima, Kastrioti, Komneni, Maneshi, Matranga, Muzaka, Shpata, Skura, Spani, Topia, Zaharia etj.

Familja e Engjëllorëve ishte një ndër ato familje fisnike shqiptare, e cila menjëherë sapo u vendos në Itali kërkoi të rivendoste statusin e saj prej familjeje fisnike, duke rikonfirmuar privilegjet e saj. Familjet fisnike shqiptare në Mesjetë, ashtu sikurse edhe familjet e tjera evropiane, kishin jo vetëm tituj të lartë fisnikërie, por edhe gëzonin privilegje të caktuara, të cilat herë pas here i konfirmonin dhe i rikonfirmonin sipas nevojës me diploma përkatëse të lëshuara nga autoritetet më të larta të kohës, siç ishin perandorët bizantinë dhe më vonë papati, përkatësisht Selia e Shenjtë. Me këtë rast përmendim një diplomë [bulë, ngas ka shumë të tilla që ruhen në Vatikan, Venedik etj.] për familjen e Engjëllorëve, përkatësisht për Ndre Engjëllin.

Diplomën e ka lëshuar Papa Piu V [1566-1572] në vitin 1567, e cila përmbledh disa diploma të tjera në vetvete, që janë lëshuar nga perandorët dhe princat, që prej perandorit Leone deri te Michaeli. Arsyeja se përse ato gjenden të gjitha në të njëjtin vend, është njohja dhe zyrtarizimi që u bën atyre Papa Piu V dhe në bazë të kësaj njohjeje bëhet edhe konfirmimi i tyre dhe i privilegjeve që ato përshkruajnë. Dokumenti i parë i përmendur në këtë bulë është lëshuar më 25 prill 1293 nga Androniku II Paleolog, perandor i Kostandinopojës. I konsideruar si një instrument publik i së Drejtës Kanonike, papa Piu V i konfirmon Andrea Engjëllit, fisnikut, dukës, princit dhe kontit të Drishtit, Durrësit, Pultit të Ulët, lidhjet e tij të gjakut me perandorët romakë, si dhe me perandorët e Kostandinopojës.

Privilegjet janë lëshuar dhe rikonfirmuar rishtas, duke u bërë të vlefshme nga Papa Piu V, sikurse edhe paraardhësit e tij, papët : Kaliksti III, Piu II, Siksti IV, Inocenti VIII, Pauli III, Juli III dhe Papa Piu IV, në vitin 1567, në emër dhe për llogari të Andreas Angelus [Ndre Engjëllit], nga Vincentium de Hippolitis Pistoriensem ac Gasparem de Mercado Romanum Jures. Për këtë qëllim kanë shërbyer edhe gjenealogjitë e shumta të shkruara prej anëtarëve të saj, për të cilat shpesh ndeshet edhe mendimi përgjithësues se ato janë të falsifikuara.

Gjenealogjia që kemi në dorë nuk ka shërbyer thjesht për të rivendosur statusin prej familjeje fisnike të Engjëllorëve, por edhe për të justifikuar titullin e Mjeshtrit të Madh të Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Konstantinian të Shën Gjergjit, që Engjëllorët e mbanin që prej shekullit XV

— dhe me “vlera të pakta, si burime historike për njohjen e shoqërisë shqiptare në shekullin XV” (Historia e Popullit Shqiptar, 2002, f. 490). Megjithatë, gjenealogjia që kemi në dorë nuk ka shërbyer thjesht për të rivendosur statusin prej familjeje fisnike të Engjëllorëve, por edhe për të justifikuar titullin e Mjeshtrit të Madh të Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Konstantinian të Shën Gjergjit, që Engjëllorët e mbanin që prej shekullit XV.

Urdhri i Shenjtë Ushtarak Konstantinian i Shën Gjergjit është një Urdhër Kalorësiak. Mendohet se është themeluar nga perandori Konstandini i Madh, për të mbrojtur Labarin, i cili me trupat e tij mori pjesë në Betejën e Urës së Milvianës, në vitin 312 pas Krishtit. Kjo fitore e madhe mbi forcat pagane të Maksentius çoi në konvertimin e Perandorisë Romake në krishterim, gjë që formësoi gjithë historinë evropiane të mëvonshme.

Sipas historianëve të shekullit XVI dhe XVII, kjo ngjarje e madhe u festua me themelimin e një urdhri kalorësish. Statutet e shekullit XVI thonë që rregullat origjinale u konfirmuan dhe u lëshuan nga perandorët Isak Engjëlli dhe Mihal Paleologu, por variantet më të vjetra të këtyre statuteve, që ne njohim, datojnë nga shekulli XVI. Karakterin fetar urdhri e mori më 17 korrik të vitit 1550, kur Papa Juli III [1550-1555] e njohu Urdhrin me anë të bullës Quod Alias, duke i siguruar Andreas dhe Jeronim Engjëllit të Drishtit titullin e Mjeshtrit të Madh.

Me rastin e kësaj njohjeje nga ana e Papës, Kongregacioni i Koncilit do t’i siguronte një providani të jashtëzakonshme. Një dokument nga Camera Apostolice e Vatikanit, e vitit 1558, është dëshmi e pagesave të shumave jashtëzakonisht të mëdha për Andrea Engjëllin, gjë që dëshmon lidhjet e tij në nivelet më të larta si fisnik shqiptar, por edhe si Mjeshtër i Madh i urdhrit që drejtonte.

Dokumenti është në gjuhën latine dhe origjinali i tij ruhet në Instrumenta Miscellanea 6673, anno 1558 ; përkthimi i tij është: “Duke u dashur që të kemi të nderuarin zotin Andrea Engjëlli, dukën dhe kontin e Drishtit sipas fuqisë së të sipërpërmendurës Motu Proprio të Palit III, meqenëse të dy përmbajnë për furnizimin që është bërë në jetën e tij prej 100 dukatë floriri, të shpërndara në mënyrë të njëjtë në çdo muaj, që filloi me furnizimin e të sipërpërmendurit zotit Lekë, vëllait të tij,d.m.th. nga korriku i vitit 1535, me një shumë prej 100 dukatë në muaj, shumë kjo që do të vazhdojë deri në fund të nëntorit të vitit 1558, që bëjnë 23 vjet e 6 muaj dhe që në dukatë floriri bëjnë 28200”.

Në kohën e pontifikatit të Papës Gregori XIII [1572-1585] në vitin 1576, njohja e papës Juli III i solli Urdhrit një të re shumë të madhe: karakterin fetar që e vendosi përfundimisht nën Rregullën e Shën Bazilit. Bashkë me Urdhrin e Maltës, Urdhri Konstantinian i Shën Gjergjit janë të vetmit urdhra fetaro-ushtarakë ndërkombëtarë që e kanë ruajtur këtë status të pandryshuar deri në ditët tona. Urdhri i dedikohet propagandës së besimit, të mbrojtjes së kishës dhe përkrahjes së Selisë së Shenjtë. Anëtarët e saj zotohen për besnikëri ndaj Papës dhe mbështetje të mësimeve e të dogmës së Kishës Katolike Romane.

I pari prej Engjëllorëve të cilit iu konfirmua titulli i Mjeshtrit të Madh ishte Ndreu, që mbante titullin Princ i Maqedonisë, si dhe Dukë e Kont i Drishtit (1398-1479). Pas tij titullin e Mjeshtrit të Madh e trashëgoi i biri, Pjetri (vdiq në vitin 1511), i cili ia la atë Ndreut II

I pari prej Engjëllorëve të cilit iu konfirmua titulli i Mjeshtrit të Madh ishte Ndreu, që mbante titullin Princ i Maqedonisë, si dhe Dukë e Kont i Drishtit (1398-1479). Pas tij titullin e Mjeshtrit të Madh e trashëgoi i biri, Pjetri (vdiq në vitin 1511), i cili ia la atë Ndreut II, që është edhe autor i gjenealogjisë në fjalë, si dhe i shumë veprave të tjera, disa nga të cilat vihen në dyshim si falsifikate.

Titulli i Mjeshtrit të Madh ishte dhe vazhdon të jetë i trashëgueshëm, e si i tillë mbeti pa ndërprerje në duar të Engjëllorëve deri në vitin 1623. Në këtë vit, Engjëllorët e Drishtit ia lëshuan Mjeshtërinë e Madhe, Marino Karaçiolit (Marino Caracciolo), princit të Avelinos dhe më 23 nëntor të po atij viti, Papa Urbani VIII [1623-1644] ia konfirmon këtë dinjitet atij, duke theksuar origjinën bizantine, që ruhet edhe sot e kësaj dite në kryqin e Urdhrit.

Megjithatë, princi i Avelinos vdiq në vitin 1630, kështu që titulli i Mjeshtrit të Madh u kthye përsëri te Gjon Andrea Engjëlli i Drishtit. Me breven Cum Sicut të 27 gushtit 1672, Papa Klementi X [1670-1676] emëron një prokurator gjeneral të Urdhrit në Romë dhe një kardinal protektor, kardinalin de Massimi.

Ai vendosi gjithashtu që prokuratori gjeneral i Urdhrit të merrte pjesë në kapelën pontifikale dhe që të vendosej në rang pas prokuratorit gjeneral të Urdhrit të Shërbëtorëve të Marias. Me anë të brevës së 14 qershorit të vitit 1687, Papa Inocenti XI [1676-1689] emëroi protektor të Urdhrit kardinalin Gaspero Kavaliero (Gaspero Cavaliero), i cili në vitin 1690 ndiqet nga kardinali Gjon Françesk Albani (Giovanni Francesco Albani) që bëhet më vonë papa Klementi XI [1700-1721], që e përkrahu Urdhrin dhe Mjeshtrin e tij të Madh me privilegje të vazhdueshme gjatë gjithë pontifikatit të tij.

Në fund të shekullit XVII, shtëpia e Engjëllorëve të Drishtit – dega e fundit e Komnenëve – po shuhej me Gjon Andrea Engjëllin e Drishtit që nuk la trashëgimtarë. Kështu, me një akt-kërkesë të 27 korrik 1697, u aprovua që titulli i Mjeshtrit të Madh të transferohej te Duka i atëhershëm i Parmës, Piacenza Francesco I Farnese (1697-1727) dhe më vonë te pasardhësit e familjes Farnese.

Nëse Skënderbeu kishte ndonjë lidhje me këtë Urdhër dhe se çfarë lidhje ishte kjo, nuk dihet akoma dhe madje as që është hedhur si hipotezë. Megjithatë, i çuditshëm është fakti që duka i Parmës, kur ishte Mjeshtër i Madh i Urdhrit, [Piacenza Francesco I Farnese (1697-1727)] huazoi nga Arkivi Sekret i Vatikanit shumë dokumente origjinale, [rast shumë i veçantë ky në historinë e Arkivit Sekret të Vatikanit] papnore drejtuar jo vetëm familjes së Engjëllorëve të Shqipërisë, por edhe vetë Skënderbeut./voal.ch/