Reforma agrare nje proces i cili popullit shqiptare i solli deme dhe...

Reforma agrare nje proces i cili popullit shqiptare i solli deme dhe dhimbje shume te medha

1897
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Sami AGUSHI

Grabitja e tokave shqiptare zanafillen e ka qe ne vitin 1878, kur Serbia e pushtoi Sanxhakun e Nishit. Atehere ajo u krye me lehtesi, sepse u parapri nga nje shperngulje e dhunshme masive e mijera familjeve shqiptare.

Me 1912 Lufta e Pare Ballkanike pastaj me 1913-1915 vazhdon grabitja e politikes pushtuese duke u vendosur gjithnje e me thelle ne drejtim te territoreve shqiptare. Legjislacioni per kolonizimin nuk doli menjehere pas aneksimit te Kosoves dhe trojeve tjera shqiptare.Fillimisht perhapet propaganda e premtimeve demagogjike qe permbante proklamata mbreterore serbe e 5 tetorit 1912 per heqejen e marredhenieve feudale. Per te ligjesuar shpronesimin e cilitdo pronar shqiptar dhe fshatarsise shqiptare ne mase, regjimi serb shfrytezoi edhe disa formulime te futura ne Traktatin e Bukureshtit (1913) dhe Traktatin e Stambollit (1914) ku vleresohet se prona private nuk eshte e pa prekshme, ne rast se kete e kerkonin interesat shteterore.

Me 20 shkurt te vitit 1914 Serbia nxorri Dekretligjin, me anen e te cilit u angazhua zyrtarisht ne kolonizimin e organizuar te trevave shqiptare. Percaktimet e ketij dekretligji uzurponin tokat “e lira shteterore”, “tokat e braktisura”, “kullosat e teperta” te gjitha keto prona kolektive te fshatrave shqiptare. Te cilat pasi u uzurpuan nga shteti u zinin frymen fshatareve te varfer shqiptar.

Ligjerisht u ndalua edhe pranimi i tapive turke si prove per te vertetuar pronesine e me hershme, kurse nxjerrja e tapive te reja u veshtiresua shume nga shteti.

Gjate periudhes se pushtimit austro-hungaraz e bullgar te viteve 1916-1918 kolonet terhiqen nga paten ardhur. Pastaj perfundimisht te rikthehen dhe te vendosen per me gjate eshte themelimi i shtetit Serbo- kroato- Slloven ne dhjetor te 1918 dhe njohja e tij ne Konferencen e Paqes te Versajes me 1919 kur rikonfirmohet coptimi i tokave shqiptare.

Masat e gjera popullore u demtuan nga reforma agrare e cila ishte rezultat i nje politike antishqiptare. Nga fakti se prej vitit 1918- 1941 shqiptaret shpronesohen nga pronat e tyre kolektive dhe private.

Regjimi shteteror ndoqi nje politike diskriminuese edhe ndaj pronave te institucioneve fetare myslimane dhe katolike duke i shpronesuar nga pronat e tyre sepse keto institucione fetare ishin te shqiptareve mysliman ose katolik. vakefet e tilla u shpronesuan ne Tetove, Shkup, Kacanik, kumanove, Presheve etj.

Kolonite te cilat u ngriten ne trevat lindore shqiptare me teper u perqendruan ne rrethet e Shkupit, Kumanoves dhe Presheves, nga fakti se ne keto treva shqiptaret perbenin mbi 90% te popullsise.

Kolonet qe vendosen ne Presheve vinin nga te gjitha viset e Mbreterise SKs, por pa varesisht nga kjo ata i perkisnin elementit serb, malazez dhe maqedonas..Kea kolon kryesisht vendosen ne fshatra te cilat jane etnikisht te pasterta sllave (fshatra nga te cilat shqiptaret ishin shperngulur dhunshem per ne Turqi), Cakanoci, çarri, Mamajt, Stacioni Hekurudhoretj. Elementi i reformes agrare nuk mungoi edhe ne fshatrat tjera te banuar me shqiptar. Fizionomia e shperndarjes se pronava elementit sllav gjate reformes agrare i pershtatet plotesisht konstrukcioneve te elaborateve te perpiluara me heret enkas per zhvillimin e trysnise per ti shperngulur shqiptaret nga tokat e tyre stergjyshore. Keshtu qe shqiptaret qen te detyruar te trajtohen shume keq nga gjyqet dhe forcat policore te shtetit per shkak te mosmarreveshjeve qe krijoheshin me fqinjet e rinje te vendosur dhunshem ne pronat shqiptare.

Kolonet qe moren toka dhe u vendosen ne treven e Presheves, kryesisht ishin nga rrethi i Pcinjes. Deri ne fund te viti 1929 kolonizimi intenziv kishte perfshire edhe rrethin e Presheves, ku ishin vendosur 400 familje. Sipas disa shenimeve vetem ne pese fshatra te rrethit te Presheves gjate viteve 1918-1941 u kolonizuan 371 familje, te ardhura kryesisht nga rajoni serb i Pcinjes (shkruan Dr. Hivzi Islami me 1972 ne revisten “Dituria” nr.1, faqe 82).

Per shkak te demtimit te masave te gjera popullore nga reforma agrare , e cila ishte rezultat i nje politike antishqiptare. Pati shume ankesa, protesta dhe thirrje shqiptareve dhe kolonisteve per te kundershtuar me force padrejtesite qe i beheshin shqiptareve nga reforma agrare.

Me shperndarjen e ketyre afisheve dhe senzibilizimin e opinionit mbi demaskimin e reformes agrare u mor rinia perparimtare studentore shqiptare e asaj kohe. Nga studentet shqiptar u shqua Shaip Mustafa (Bukuroca) dhe Abdulla Saqipi (Golemidolli).