Aristidh Kola, një jetë për arvanitët

Aristidh Kola, një jetë për arvanitët

1387
0
SHPËRNDAJE

Kjo është pjesa e parë e një dokumentari kushtuar Aristidh Kolës, ish-kryetarit të Lidhjes së Arvanitëve të Greqisë, një personazh i njohur, i cili ja kushtoi jetën pikërisht evokimit të historisë dhe kulturës së arvanitëve.

Aristidh Kola ishte nga ata njerëzit e rrallë të cilëve u ngarkohet një mision. Arvanitët – heronj të pavarësisë së Greqisë dhe popullsi shtetformuese ishin ndrydhur dhe asimiluar pothuaj krejtësisht. Ai, transmetoi ABCnews, duhet të ndryshonte këtë gjendje. Ky ishte edhe misioni i tij.

Në një terren ultranacionalist dhe aspak miqësor, përmes revistave, librave dhe aktiviteteve kulturore Kola ja del mbanë të shkundë pluhurin e harresës dhe ti bëjë arvanitët krenarë duke u rrëfyer të shkuarën e lavdishme, heronjtë e pavarësisë së Greqisë, kryeministrat e shumtë dhe gjithë njerëzit e shquar të dalë nga gjaku i tyre…/koha.net/