Krijesa e çuditshme del në bregdetin e Vlorës, qytetari: Dhëmbët i kishte...

Krijesa e çuditshme del në bregdetin e Vlorës, qytetari: Dhëmbët i kishte të dalë

659
0
SHPËRNDAJE

Sa është i bukur është edhe i ndotur, po flasim për vijën bregdetare të Shqipërisë.

Para pak ditësh është raportuar një kalë i ngordhur dhe i shqyer nga qentë në bregdetin e Velipojës, i cili ishte burim infeksionesh për këdo që do i kalonte pranë dhe prej ditësh nuk ishte marrë asnjë masë për heqjen e tij.

26036203_509578722756363_1961763159_o

Ndërsa jo më larg se sot në Vlorë qytetarët kanë fotografuar një krijesë disi të çuditshme në bregdet pranë zonës së Marinës.

Qytetari që e ka parë ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! E gjetëm në mëngjes Marina në Vlorë. Nuk e di saktësisht se çfarë është, por si luan deti duket se dhëmbët para i kishte të dalë. Më bëri shumë përshtypje prandaj e fotografova.”

26024541_509578779423024_1118512517_o

Sado e çuditshme të jetë kjo krijesa, sërish më e çuditshme se stolat inteligjentë të Dritan Lelit dhe pasqyra e tij mijëra euroshe nuk besojmë të jetë.

Gjithsesi, shpresojmë që të hiqet sa më parë nga aty…

26038090_509578662756369_2058259424_o

26036140_509578666089702_722871696_o

26026930_509578762756359_320507874_o