Po kalon një moment të keq, Napoli ka një lajm fantastik për...

Po kalon një moment të keq, Napoli ka një lajm fantastik për mbrojtësin shqiptar

277
0
SHPËRNDAJE
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është vënë shpesh në qendër të vëmendjes te skuadra e Napolit këtë sezon, pasi ai ka luajtur për një kohë të gjatë si mbrojtës i majtë edhe pse pozicioni i tij natyral është në të djathtë.Për këtë arsye në disa raste futbollisti nuk ka qenë në formën e tij më të mirë dhe specialistët e futbollit italian e kanë kritikuar. Ndërsa vetë Hysaj asnjëherë nuk ka krijuar polemika dhe është shprehur se mund të luajë aty ku skuadra ka nevojë.

Por, duket se më në fund drejtuesit e Napolit kanë gjetur një zgjidhje për këtë çështje. Zgjidhja quhet Alehandro Grimaldi dhe sipas mediave italiane, Napoli do të paguajë plot 30 milion euro të Benfica për mbrojtësin e krahut të majtë.

Kjo do t’i japë mundësi Hysajt që të kthehet sërish në krahun e tij edhe pse ofertat nga disa klube të mjaft të njohura nuk kanë munguar dhe gjatë merkatos së janarit mund të ketë ndonjë lëvizje në këtë drejtim.