Igli Tare nuk u ndahet shqiptarëve, merr talentin e radhës te Lazio

Igli Tare nuk u ndahet shqiptarëve, merr talentin e radhës te Lazio

704
0
SHPËRNDAJE

182057767-2361ad36-64ac-49b5-bb19-d0632f78a6cc

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare duket se ka një parim: të promovojë sa më shumë futbollistët shqiptarë te skuadra ku ai drejton.

Së fundmi, Tare ka spikatur një mbrojtës të datëlindjes së vitit 2000 që aktivizohet te skuadrat e moshave të Pistoieses.

14494661_737169023097285_5535624317083997719_n

Sipas, “tuttomercatoweb”, Klej Luka ka tërhequr vëmendjen e Tares dhe ky i fundit ka nisur interesimin për shqiptarin.

Nuk përjashtohet mundësia që mes klubeve të arrihet një marrëveshje dhe futbollisti të jetë pjesë e ekipeve të moshave të Lacios dhe kandidat për skuadrën e parë në të ardhmen.