Me mijëra tifozë të Atalantës kanë pritur skuadrën e drejtuar nga trajneri Gasperini, pas kualifikimit për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Atalanta fitoi 1-2 në fushën e Napolit dhe vazhdon të ëndërrojë në Kupë. Tifozët e Atalantës janë çmendur nga gëzimi pas suksesit të skuadrës së zemrës në Napoli, që solli kalimin në gjysmëfinale. Pritja në Aeroportin e Orios ishte jashtëzakonisht e bukur për Atalantën.
Kore dhe përqafime nga ultrasit, fishekzjarre dhe pasion që nuk shuhej lehtë për skuadrën, që po arrin rezultate historike njëri pas tjetrit. Atalanta fitoi 1-2 në fushën e Napolit, ku si portieri Etrit Berisha, ashtu edhe mbrojtësi Elseid Hysaj, ishin titullarë dhe luajtën 90 minuta, por në fund fati i buzëqeshi portierit të Kombëtares.