Letërsi Kombëtare: NJË VEND ËSHTË DIKU

Letërsi Kombëtare: NJË VEND ËSHTË DIKU

1188
0
SHPËRNDAJE

Një vend është diku
Ku lulëkuqet rriten
Drejt qiellit lartësohen
Valëviten e harlisen
Si krahët e Shqiponjës

Është një vend diku
Me ngjyrat kuq e zi
Me kulla prej guri
E me besë të madhe
Një këngë në mes ujqish
– Kosova Shqiptare

Diku një vend është
Me logje e fjalë burrash
Këngë në flakë e zjarr
E madhja krenari
Për mua e për ty
– Kosova kreshnike
E Nënës Shqipëri

Poezi: Zymer Mehani