Hamdi Salihi rikthehet sërish në Shqipëri? Nuk do e besoni te cila...

Hamdi Salihi rikthehet sërish në Shqipëri? Nuk do e besoni te cila skuadër

644
0
SHPËRNDAJE

Kampioni i Shqipërisë emëroi në ditët e para të vitit një trajner të ri në stol. Bëhet fjalë për një emër të njohur si Peter Pakult i cili është i njohur në futbollin austriak dhe jo vetëm.

img-5754

Tani drejtuesit po punojnë për të afruar lojtarë cilësorë. Shtypi sportiv në vend shkruan se në skenë ka dalë emri i Hamdi Salihit, sulmuesi shkodran që luan te Wiener Neustadt dhe ka arritur të shënojë 15 gola në 20 ndeshje të luajtura deri tani.

Trajneri që ka punuar në të kaluarën me Salihin po mundohet nga bindë atë të rikthehet në Superiore, pas largimit nga Skënderbeut, por nuk dihet nëse do t’ia dalë.

salihi2

Salihi u largua nga Kategoria Superiore në fund të sezonit të shkuar, pasi pikërisht në ndeshjen që Skënderbeu luajti ndaj Kukësit, ku korçarët humbën edhe titullin në “Zeqir Ymeri”, doli nga vetja duke i grisur kartonin e kuq gjyqtarit Jorgji.

Shanset që Salihi të rikthehet në Superiore me një skuadër tjetër, janë shumë të vogla, megjithatë trajneri Pacult nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë.