LE TEMPS (1939) : 5 PRILLI, DITËLINDJA E PRINCIT TRASHËGIMTAR, LEKA ZOGUT,...

LE TEMPS (1939) : 5 PRILLI, DITËLINDJA E PRINCIT TRASHËGIMTAR, LEKA ZOGUT, SHPALLET FESTË KOMBËTARE

446
0
SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Janar 2018

Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar, të premten e 7 prillit 1939, në faqen n°2, lajmin e lindjes së princit trashëgimtar të shqiptarëve, Leka Zogu.

Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell, për lexuesin shqiptar, detajet e asaj dite tepër të veçantë për Mbretin Zog dhe Mbretëreshën Geraldinë :

Shqipëri

Lindja e princit trashëgimtar

Telegram nga Tirana :

Mbretëresha Geraldinë, të mërkurën në mëngjes, në orën 3e30, solli në jetë princin trashëgimtar.

Mbreti Zog i dërgoi popullit një mesazh të bashkënënshkruar nga presidenti i këshillit dhe nga të gjithë anëtarët e qeverisë.

Stacioni i Radio Tiranës njoftoi të gjithë Shqipërinë për lajmin e lumtur, pastaj transmetoi himne patriotike dhe këngë popullore.

Në orën 8e30, prefekti i kryeqytetit mbajti një fjalim shumë të duartrokitur, i cili u pasua nga gëzime patriotike.

Në të gjithë qytetin dëgjoheshin himne patriotike, të kënduara me entuziazëm nga populli i tërë. Ky i fundit, kaloi pikat e kontrollit, hyri në rezidencën mbretërore për të kërkuar mbretin.Mbreti Zog u shfaq në ballkon, i emocionuar nga ky manifestim spontan i turmës.

Mbreti, i rrethuar nga familja mbretërore, priti pastaj presidentin e këshillit dhe anëtarët e qeverisë, si dhe një delegacion parlamentar, i cili erdhi t’i paraqesë atij urimet e kombit.

5 prilli u shpall festë kombëtare.

 

 (Nga Aurenc Bebja, Francë)  (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),:https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1939-5-prilli-ditelindja-e-princit-trashegimtar-leka-zogut-shpallet-feste-kombetare/