Cilët janë ndotësit më të mëdhenj në Kosovë?

Cilët janë ndotësit më të mëdhenj në Kosovë?

189
0
SHPËRNDAJE

Ngrohja me dru e qymyr, helmimi me plumb dhe kontaminimi i ujërave janë vetëm disa nga problemet e ndotjes në Kosovë sipas shkencëtarëve.

Evelina Rathje, inxhiniere e Ambientit dhe Hidrologe në emisionin “Jeta në Kosovë” ka prezantuar një hulumtim shkencor lidhur me shkaktarët e ndotjes në Kosovë.

Sipas saj, shkaktari kryesor i ndotjes në kryeqytet është sistemi shtëpiak i ngrohjeve.

“Ndotja më e madhe regjistrohet gjatë mbrëmjeve përgjatë orës 6:00 deri në 23:00. Kjo na jep indikacione se ndotësi më i madh në Prishtinë është sistemi shtëpiak i ngrohjeve me djegie të drurit apo qymyrit. Çështja e dytë e madhe është kontaminimi me plumb në veri që bëhet nga Trepça. Prezenca e plumbit vërehet në gjakun e shumicës së banorëve në veri”, tha Rathje.

Këtë deklaratë ajo e bëri si paneliste e ftuar në konferencën e gjashtë të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), që u transmetua në ‘Jeta në Kosovë’.

Në këtë emision, që këtë javë i kushtohet mbrojtjes së shëndetit publik, pjesëmarrës janë edhe shkencëtarë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për këtë fushë./Kallxo.com