LEGJIONET ILIRE: PRETORIAN APO VETERAN?

LEGJIONET ILIRE: PRETORIAN APO VETERAN?

584
0
SHPËRNDAJE

LEGJIONET ILIRE: PANONIANËT DHE ILIRËT, GJYSMËBARBARË, E LLAHTARISNIN POPULLIN E ROMËS ME SHTATIN E TYRE GJIGANT, SHËMBËLLTYRËN E FRIKSHME DHE SJELLJET E EGRA

Ai [Perandori romak Severus] përzgjodhi nga legjionet e tija ilire, burrat më të guximshëm e më të hijshëm dhe i organizoi ata në kohorta të reja pretoriane, në vendin e atyre që kishte shkarkuar me turp.

Në këtë mënyrë, ai imitoi shembullin e Vitellit, i cili, pas fitores së tij ndaj Otho-s, bëri të njëjtën gjë: edhe ai kishte po ashtu, një motiv kujdesi dhe një politikë, e cila do të shpërblente ata, të cilëve ai u kishte borxh marrjen e perandorisë.

Megjithatë, ky hap nuk u miratua, siç dëshmon dhe Dion Cassius. Ky ishte zakon që kishte zgjatur aq kohë, sa që tani ishte vendosur një ligj, që të mos pranohej në trupën e pretorianëve, asnjë tjetër përveç se vendasve të Italisë, Spanjës, Maqedonisë, ose Norikumit.

Banorët e këtyre vendeve ishin, si në pamje edhe në temperamentin e tyre, shumë të ngjashëm me romakët, ndërsa Panonianët dhe Ilirët, gjysmëbarbarë, e llahtarisnin popullin e Romës me shtatin e tyre gjigant, shëmbëlltyrën e frikshme dhe sjelljet e egra.

Foto: Gazetari ushtarak në mes të veteranëve (Foto ATSH), “Tribuna e gazetarit”, viti XIV-1977, Nr. 5 (80), Tiranë, 1977

_________

Titulli: The History of the Roman Emperors: From Augustus to Constantine, Volume 8
Autori: Jean Baptiste Louis Crevier
Përkthyes: John Mills
Botues: F. C. & J. Rivington, 1814vet