Një makinë “fluturon” nga rruga, përfundon në katin e dytë të një ndërtese në Kaliforni (Video)

    229
    0
    SHPËRNDAJE

    Një makinë u bë “fluturuese” dhe u përplas për katin e dytë të një ndërtese në Santa Ana, Kaliforni, të dielën, duke bërë që automjeti pjesërisht të “lidhet” për një ndërtesë.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetura Nissan Sedan me sa duket kaloi një ndarës rrugësh jashtë ndërtesës dhe fluturoi rreth 60 metra përpara se të përplasej në katin e dytë të ndërtesës, ku ndodhet një klinikë dentare.

    Përplasja ndodhi rreth orës 5.25 të mëngjesit dhe tmerroi vizitorë në një motel afër, por klinika për fat të mirë ishte e mbyllur në atë kohë, thuhet në raport.

    Një kamion i specializuar i zjarrfikësve nga Los Anxhelos u soll për të nxjerrë makinën.

    Nga ky aksident thuhet se mbeten dy të lënduar. /Telegrafi/