Romakët refuzojnë kërkesën e Perandorit Hadrian për t’u shpallur Zot apo Perëndi

Romakët refuzojnë kërkesën e Perandorit Hadrian për t’u shpallur Zot apo Perëndi

767
0
SHPËRNDAJE

Shkruan Agron Jaha

Romakët refuzojnë kërkesën e Perandorit Hadrian për t’u shpallur Zot apo Perëndi
————————————————
Vështrim i shkurtër biografik:
——————————————————-
Publius Aelius Hadrianus (Perandori Hadrian) lindur me 24. Janar të vitit 76 m. K. , mbylli sytë pergjithmonë me 10. Qershor 138 m. K.
Njëri nga perandorët më të suksesshëm në bazë të kritereve romake; forcimi i shtetit, garantimi i paqes, ndërtimet e reja dhe ruajtja e kufijve. Janë monumentale vizitat e tij qarkore të shumta e të gjata nëpër provincat romake, ndërtimi i shumë tempujve, qyteteve, mureve mbrojtëse, politika paqësore dhe respekti i madh sidomos për kulturën helene. E siguruar historikisht është vizita e tij edhe në Durrës.

Tregim historik, me gjasë nga shek. i IV-të m. K.
——————————————————————-

Pasi që kishte siguruar paqen romake dhe “gjunjëzuar gjithë botën”, i posatkthyer në Romë, kërkoi nga nepunësit e lartë të pallatit perandorak në Romë që ata ta shpallin edhe zyrtarisht Perëndi apo Zot. Të befasuar nga ky qëndrim, nëpunësit iu përgjigjën: “Por Ju lartësia (shkëlqesia) e Juaj nuk keni arritur ende të nënshtroni Tempullin dhe qytetin e Perëndisë”, duke aluduar në Jeruzalemin.

Kjo bëri që ai të kthehet përsëri në Jeruzalem, të shkatërroi Tempullin e Perëndisë (Tempullin e njohur si Salomo në literaturën biblike!) dhe të internoi tërë popullin e Izraelit. Posa u rikthye në Romë i fiksuar nga bindja se e meriton titullin Perëndi, kërkoi me ngulm shpalljen Perëndi, pasi që tash kishte kryer me sukses provimin e fundit. Nëpunësit, duke njohur kokefortësinë dhe stoicizmin e Hadrianit kishin themeluar një komision të veçantë, në përbërje nga tre filozofë të njohur të kohës, për shqyrtimin e kësaj kërkeseje delikate.

Njëri nga filozofët deklaroi: Askujt nuk i mbetet hatri, përaq kohë sa Perandori qëndron brenda pallatit të tijë, por pa e braktisur pallatin Zot nuk mund të bëhet, ngase Zoti ka krijuar tokën dhe qiellin, ai nuk qëndron në pallate. Edhe ju i nderuari Perandor dilni nga pallati dhe vazhdoni jetën nën qiellin e hapur, dhe nga ai moment do të shohim se a mund të të shpallim Perëndi!

Filozofi i dytë i tha: Zot nuk se si të bëhesh, ngase ai (Zoti) moti ka përzgjedhur profetët e tij dhe vetëm atyre u është drejtuar me fjalën e tijë.

Filozofi i tretë filloi me një thirrje Perandorit për ndihmë: “Kam dërguar një anije në një udhëtim të largët, tre mile larg nga këtu, por nuk ka det (nuk ka erëra, anijet me vela nuk mund të lëvizin- lundrojnë nëse nuk fryjnë erëra në det) dhe ka ngecur midis detit pa arritur cakun e rrugëtimit, tërë pasuria ime ndodhet në të”.

Hadriani ia ktheu: “Po mirë, i dërgoi unë legjionet dhe anijet e mija atje, dhe ato do ta shpëtojnë”. Filozofi mendoi pak dhe tha: “Zotëriu im, cfarë të duhen anijet dhe legjionet atje, e ke më të lehtë, nëse dërgon vetëm pak erë të lehtë, dhe kryhet puna”. Hadriani: “Po ku ta gjejë unë erën për ta dërguar”?. Filozofi: “ E Zoti qe krijoi tokën dhe qiellin, e që pa pushim sjellë erëra të shumta”, e Ju as një erë nuk mund ta krijoni”!

I tërbuar i tëri nga këto përgjije, Hadriani kthehet n shtëpi dhe i rrëfen gruas së tij se ishte dëshpruar shumë. Gruaja e ngushëllon me fjalët: “Ata të kanë mashtruar kur të thanë se (ndoshta) mund të bëhesh Zot. Ti padyshim se je një perandor i madh, që i ke të gjitha gjërat e kësaj bote në dorë, por unë dua të të them një gjë tjetër; ktheja Zotit kaparen e tij, shpirtin që ta ka dhuruar, dhe pastaj bëhu Zot”.
Hadriani: “Po cfarë të bëj pastaj, nëse mbetem pa shpirt”. Gruaja: “Mbi shpirtin nuk ke pushtet, si edhe thuhet: Nuk ka njeri që mund të ruaj në vete në ditën e fundit shpirtin. Pra, edhe ti je vetëm një njeri dhe kurrë nuk mund të bëhesh Zot”.

Pergatitur, perkthyer dhe redaktuar nga A. Jaha.
Pa lejen e autorit nuk mund te perdoret asnje pjese e ketij punimi, ne asnje forme!