Elena Gjika i shkruan De Radës: Ka ardhur koha të rishkruajmë historinë...

Elena Gjika i shkruan De Radës: Ka ardhur koha të rishkruajmë historinë e popullit tonë

370
0
SHPËRNDAJE

Elena Gjika ka lënë një korrespondencë të pasur me shumë personalitete shqiptare dhe të huaja, që përbejnë dokumente të rëndësishme për historinë tonë.

Në letrën që i shkruan De Radës, më 20 Janar 1870, ajo trajton problemin e rishkruarjes së historisë të vendit tonë “ Ka ardhur koha, thekson ajo,që historia jonë të çvarroset prej vendit ku e kanë groposur farisejtë, që është mbulur me re të errëta, është detyra jonë që ti zhdukim ato”.