A ndjeu keqardhje Papa Piu II për vdekjen e Skënderbeut… ja çfarë...

A ndjeu keqardhje Papa Piu II për vdekjen e Skënderbeut… ja çfarë i shkruante Dukës Philipe-le-Bon!

282
0
SHPËRNDAJE

Vdekja e Skënderbeut në janar të 1468 bëri një bujë të madhe në arenën ndërkombëtare të Europës. E rropatur dhe e zhytur me konfikte të brendshme ajo e ktheu vëmendjen për herë të fundit në trojet e Arbërit, pikërisht në kohë zie për popullin arbëror, që kishte humbur një lider të madh.

Kur Skënderbeu vdiq Melhet “Fatihu” II mendohet të ketë thënë “Mjerë Europa që i ranë shpata dhe mburoja”. Por pavarësisht ekzaltimit të armikut, reagimi më i thellë shfaqet prej papës Piu II.

Ky i fundit, pas vdekjes së Skënderbeut dhe hutimit të madh popullor të emigracionit të madh, i kishte shkruar atë kohë dukës së Bourgogne-s, Philippe-le-Bon:

“Qytetet që deri tani i kishin rezistuar furisë së turqve, më së fundi ka rënë. Gjithë njerëzit që banojnë në brigjet e Adriatikut, po dridhen nga rreziku i afërt. Ngado shihet veç tmerr; zi robëri dhe vdekje. Me lot në sy mund të shohësh anijet që nisen nga brigjet shqiptare me refugjatë drejt porteve të Italisë, ato familje të mjera, janë ulur në brigjet e detit, duke zgjatur duart drejt qiellit dhe duke mbushur atmosferën me vajet e tyre në një gjuhë që nuk e kemi dëgjuar.”