Qerimaj: Dopingu? Ne nuk kemi doktor të na kontrollojë…

Qerimaj: Dopingu? Ne nuk kemi doktor të na kontrollojë…

311
0
SHPËRNDAJE

Pavarësisht se Erkand Qerimaj mori medaljen e bronzit, kjo për të ka vetëm vlerë morale (nuk përfiton financiarisht) dhe shërben për t’i shënë kurajë në garat e ardhshme, sidomos në Europianin e Peshëngritjes, që do të zhvillohet së shpejti, me vendin që mbetet për t’u përcaktuar pasi Shqipërisë iu hoq e drejta pas skandalit të dopingut me Romela Begaj.

Pikërisht te doping vë theksin edhe peshëngritësi shkodran. I ftuar në “Wake Up”, Qerimaj tha: “Ka shumë sportistë që nuk janë paraqitur në kontrollet e befasishme antidoping. Por më e keqja është se ne nuk kemi doktor, pasi ai do të na kontrollonte çfarë kemi dhe çfarë na mungon…Për të mos folur pastaj për kushtet e tjera”.