Dashuri 70-vjeçare/ Albania dhe Angiolo vdesin në të njëjtën ditë

Dashuri 70-vjeçare/ Albania dhe Angiolo vdesin në të njëjtën ditë

788
0
SHPËRNDAJE

Albania dhe Angiolo, të cilët u martuan në vitin 1949 nuk u ndanë asnjëherë për pothuajse 7 dekada.

Ata ndërruan jetë të dy në të njëjtën ditë. Albania në shtëpi ndërsa Angiolo në spital, shkruan e përditshmja italiane ‘Corriere della Sera’.

“92-vjeçarja Albania Valori dhe 94-vjeçari Angiolo Cei, pas 70 vitesh bashkë, ndërruan jetë brenda të njëjtës ditë.”

Albania dhe Angiolo u martuan në 1949 dhe që atëherë nuk u ndanë më: tre fëmijë, shumë nipër dhe mbesa, jetuan në San Miniato gjithë jetën e tyre.