Nikolle Loka: Mamusha fshat shqiptar

Nikolle Loka: Mamusha fshat shqiptar

1380
0
SHPËRNDAJE

Ne nje relacion te viteve 1650-1651, Gregor Mazrreku, misionar katolik, doktor ne filozofi dhe teologji, nder te tjera flet dhe per Mamushen: “Ne fshatin e trete ne kufi me Prizrenin qe quhet Mamushe kishin mbete dy gra te krishtena…, tjetres burri i asht ba turk (mysliman), e me lutet me e kungue e me e rrefye fshehtas”.

Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në shekullin XVII, vëllimi II, (1634-1650), botim i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Tiranë 1965, dok.37, dok. Nr.114, f.441

Siç kuptohet, njeri burre ishte ende katolik. Ne ate relacion Mazrreku nuk flet per popullsi turke, çka le te kuptohet se banoret ishin shqiptare.

Atehere nga na mbine turqit ne Mamushe(!!!)

Dy komente për këtë shënim, një i “turkut” Serdar dhe një i imi;

*Serdar Bakiq zotni ti ti qysh po doket din vetem per fejen katolike nuk te interesohet feja tjera po nese do me fol me e sigurt duhesh me e korigju ma mir komentet (per ket koment qe e ke ba sjam tu fol per komentet tjera e kam fjalen) po nese do me dit tdrejten ai fshat esht sundu nga Mahmut pasha nje koh e nga kjo rrjedh emri mahmutshah-mamusha dhe esht ni fshat turk (musliman) se qysh po shoh une ti qenke kogja kunder turkut po ta din qe turku na e ka ndihmu nkoh tluftes (po shum shpejt po harrohet po e shoh po ne shqiptart jemi msu me ameriken qe sot i ndihmon izraelit per ta mbajtur fjalen qe ia ka dhene me nje koh po nuk e shef qe mbyten njerez tpafajshem) nejse zotni mfal ndoshta u perzi pak muhabeti

*Bajram Kabashi Mamushën për fat të keq e shndërruan në “komunë turke” në Kosovë , pavarësisht që ata janë turqishfolës e jo turq. Mbiemrat e mamushasve janë Mazreku,Bytyci, Morina, Berisha etj.

Mamusha dhe një pjesë e Himarës e kan të njetin fat që u turqizuan dhe greqizuan gjuhësisht për arsyet që duhet të shpjegoj sic duhet vetëm historiografia shqiptare.