PERCAKTIMI I KUFIRIT NE MES MALIT TE ZI DHE SHQIPERISE NE VITIN...

PERCAKTIMI I KUFIRIT NE MES MALIT TE ZI DHE SHQIPERISE NE VITIN 1914

368
0
SHPËRNDAJE

Tom Lul Biku (Bikaj),nga fshati Broje (Nikç),ne kohen e Turqise vrau komandantin e postes ushtarake turke te Greces dhe te Grabomit i cili quhej Mahmut Kuqesha. Ky ishte pa ken shume havale (shume i keq per vendas),se u merrte begatine e nuk ua paguante dhe me shume te keqija tjera rendonte mbi kete popullate.

Nje dite Toma u thote vendasve: ”Me gjeni nje pushke se une do t’ua heq qafet komandantin…”. Axha i tij,Gjel Biku,ja gjen e ja jep nje mazerre turkut. Toma prej Tamares shkon atje ne Grece dhe kur takohet me komandantin ne fjale i thote: ”Ti nuk po na pagua (deshet,lopet,qete,vicat…),e kam ardhe me te pyet se kur don me na i pagua…? – Dua me shkua per disa dite kah Peshteri (duket se ka qene nga kjo zone),e s’kam ato vakthe (kohe),me te dhane ty xhevap per keto pune…ju pergjigj M.Kuqesha.
Aty u ndnae,por Toma ne vend qe te kthehet ne shtepi,i doli ne prite,me c’raste e vrau dhe dy ushtaret e tij te cilet e shoqeronin iken,alarmuan dhe kushtrimuan vendin dhe ushtrine per vrasjen e komandantit te tyre nga Tom Biku,i cili u arratis ne mal per nje vit,atehere u dorezua ne bese.

Menjehere e arrestuan dhe e burgosen ne burgun e Shkodres,duke e denuar me vdekje. Mirash Gjeli kusheri dhe komshi i Lul Bikut,pagoi nje shume te madhe te hollash njerit i cili luante rolin e avokatit,por shume i afert me qarqet turke,me qellim qe te denuarit me vdekje t’i shpetoi jeten,me c’rast denimin per vdekje ja shnderroi ne 12 vjet internim ne Jemen,ne kohen kur Toma ishte i fejuar me Katrine Niken,e cila e priti deri sa u kthye nga internimi,aty kah viti 1898,kur dhe u martuan,dhe paten tri vajza dhe djalin Gjeloshin,i cili sot ne moshen 87 vjecare,deshmitar i gjalle (edhe pse i harruar) i ketij rrefimi,ne vazhdim shton: –

Kur ishte Toma ne internim,vijoj nje shkolle ku mesohej gjuha angleze,keshtu qe komisionit shqiptar gjate bisedimeve me komisionin nderkombetar,per caktimin e vijes se kufirit ne mes te Malit te Zi dhe Shqiperise i perktheu nga shqipja ne anglisht dhe anasjelltas.

Komisioni nderkombetar sipas rregullores ishte i shoqeruar me komisionin nga pala malazeze te kryesuar nga Mark Gali dhe komisionit nga pala shqiptare i kryesuar nga Prek Cali. Takimet dhe bisedat per ceshtje te kufirit kryheshin ne mejhanen e Grabomit,kurse pala e kundert ishte e strehuar ne cadra ne perendim te Grabomit pergjate lugines se Cemit ne vendin Rapshica.

Diten e pare te takimit Mark Gali propozoi qe kufiri do te caktohet shume me thelle ne territorin shqiptar duke i marre edhe Vermoshin me bjeshke. Reagimi i Prek Calit dhe Uc Turkut ishte aq i fuqishem sa qe lindi nje mos-marrveshje e madhe,me c’rast u ndane se perfundoi orari i punes i parapare per ate dite,me marreveshje se do te vazhdojne me bisedime te nesermen.
Te nesermen pala shqiptare priti dy ore e me teper komisionin ne fjale,por ata nuk erdhen! – Hajt Tome e keqyr a duken ku,i tha Preka.

Pas pak kohe takoi ne rruge tue dale perpjete nje te Palushaj dhe pasi qe u pershendeten,Toma e pyeti: – Mos na i pave do gjin a po na vine a jo?
– Njeri kur shkon rruges duhet me keqyr perpara,e pi e nar rruge jo…por…keqyrni se atje ne zall asht i njeri,gjysmen e trupit e ka ne uje e gjysmen ne zall. Toma u kthye e i tregoi Prekes,i cili me shoke mberrini ne ate vend,ku gjeti disa trieshjane dhe Gala Smajlin rreth Mark Galit,i cili ende ishte gjalle. – Digiove Gala Smajli,ndoshta u kjan mendja se kelmendasit ja ban djalis yt kete,e dvete a ta ban kelmendasit,e ni thasht po ta jap shpaten teme,e prema kryet jektu e merr gjak,por te garantoj me jete se nuk kem as hak as hile,i tha Preka,Galit. –

Nuk muj me fole ja ktheu Gali. – Epja doren e dvete e ni kjoft ashtu te ta shterngoj doren. Gali ja dha doren e dveti,por Marku nuk ja shtergoj doren…Nuk ma shtergoj,i tha Gali. Atehere Gali ju afrit Markut,ja dha doren dhe e dveti dicka te vogel (te gjithe kane bisedua se e ka dvet,shterngoma doren,neqoftese kete ta kan ba kta ktej nga ana jone)…Gali u cua ne kembe dhe ju drejtua te pranishmeve: ”Digijuat more burra,pa digijove Prek Cali,gjithkush ne shpia te veta,pune e mare,djali em po vdes,vet po mbese pa i djale e Mali i Zi pa i ushtar””.
Te nesermen u takuan komisionet ne vendin e caktuan dhe i thane Prek Calit,qe tu prij e ta caktoje vine kufitare,aty ku eshte edhe sot,moren kualt te ngarkuam me gelqere dhe punetoret per te shejuar kufinin. Me pas Preka shiti ne treg 300 dhi te veta,e me ato pare pagoi punetoret per te pre pyllin ne Vuci potok dhe ne Gercar,e mos te mund kush ta luaj…”,perfundon Gjelosh T. Bikaj rrefimin ne lidhje me kete ceshtje,gjate bisedes qe zhvillova me te ne shtepine e tij,ne fshatin Dushiq,diteve te para te muajit korrik 2009.

Autor: Sokol P. Lulgjuraj,vepra: MALESIA E MADHE NDER SHEKUJ./Anton Pllumaj (fb)