Babai këndon për djalin e tij të rënë heroikisht në luftën e...

Babai këndon për djalin e tij të rënë heroikisht në luftën e Kosovës

766
0
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme, është publikuar projekti muzikor që përkujton rëniën e lavdishme të dëshmorit të kombit Elton Zherka.

Këngën e këndon vetë babai i dëshmorit Gëzim Zherka me plot ndjenjë duke transmetuar tek të gjithë degjuesit një emocion të madh.elton-zherka

Projekti është komponuar nga kompozitori Florent Boshnjaku, ndërsa Yll Limani ka bërë tekstin e këngës së sapopublikuar.

Festim Fanaj është pjesë e këngës në versionin audio poashtu duke shtuar mjeshtërisht tingujt e violinës së tij.

Kënga është realizuar në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe ju dedikohet, përvec dëshmorit Elton Zherka, cdo dëshmori dhe martiri që kanë humbur jetën në luftën e gjatë të Kosovës për çlirim.elton-zherka-02

Elton Zherka ka rënë heroikisht, në betejën e Junikut me 10 Gusht 1998 në moshën 21 vjecare.

Videospoti i këngës është realizuar nga Black Fish Entertainment.

Balerina në xhirim është Aulona Nuhiu.