SI HYRI NË HISTORI BETEJA E VAJKALIT?

SI HYRI NË HISTORI BETEJA E VAJKALIT?

994
0
SHPËRNDAJE

Beteja e Vajkalit (1465) ishte një nga betejat e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu, kundër pushtuesve osmanë.

Sulltan Mehmeti 2-të dërgoi dy ushtri të mëdha njëkohësisht për ta vënë Skënderbeun midis dy zjarresh. Njëra, e komanduar nga renegati i perandoris otomane Ballaban Pasha, ai marshoi nga Traka në Maqedoni dhe u vendos në kamp në fushën e Vajkalit (Bulqizë). Ushtria tjetër otomane marshoi përmes Tesalisë drejt bregdetit shqiptar dhe u vendos në Kashar.

Skënderbeu e rrethoi fushën e Vajkalit nga të gjitha anët, pa u lënë otomanëve mundësi të manovronin ose të vendosnin lidhje midis dy ushtrive.

Ka mbetur në histori sepse e gjithë ushtria ostomane u asgjësua ose u kap rob.

Mundi të shpëtonte vetëm renegati Ballaban Pasha me një pakicë ushtarësh.