Pse Nuk Gjendet Akti Origjinal I Pavarësisë, Historianët Këmbëngulin Që Ndodhet Në

Pse Nuk Gjendet Akti Origjinal I Pavarësisë, Historianët Këmbëngulin Që Ndodhet Në

480
0
SHPËRNDAJE

Akti origjinal i nënshkrimit të Pavarësisë nuk ekziston në asnjë arkiv. Shqiptarët mund të shohin vetëm foton e këtij dokumenti historik.

Gazetari Blendi Fevziu e ka vënë sërish në dukje këtë fakt përmes një statusi në FB ku shkruan:

“105 vjet nga nenshkrimi i pavaresise. Fotoja ngeli, origjinalin e humbem… Deri me 1944 dokumenti ruhej nga Lef Nosi. Kur ate e pushkatuan me 1945 askush nuk degjoi me gje per te. 72 vjet kerkime nuk kane lene asnje gjurme te dokumentit me te rendesishem te historise moderne te shqiptareve…”.

Por dy emra të njohur në çështjet historike kanë reaguar në këtë postim. Ata janë Kastriot Dervishi dhe Niko Kotherja. Të dy shprehen se dokumenti nuk ka dalë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe japin detaje që të bëjnë të kuptosh se ata dinë diçka më tepër./Opinion