I vjedhin celularin dhe ndjek hajdutin me GPS, e pabesueshme kush ia...

I vjedhin celularin dhe ndjek hajdutin me GPS, e pabesueshme kush ia kishte marrë

1130
0
SHPËRNDAJE

Një i ri, të cilit i kishin vjedhur celularin, nuk u ka besuar syve kur ka parë se kush kishte qenë hajduti i vërtetë.

Ngjarja është regjistruar në Peru në Amerikën e Jugut.

Pasi kërkoi më shumë se një orë e gjysmë duke përdorur GPS, viktima gjeti policin në qendër të qytetit.

Menjëherë, agjentët e rendit filluan një persekutim.

Madje, surpriza nuk ishte vetëm fakti se hajditi ishte polic, por se nuk kishte marrë vetëm atë celular.

Në xhepat e tij ai gjithashtu kishte gjashtë telefona celularë të vjedhur.

Kamerat e sigurisë arritën të kapnin momentin e saktë në të cilin polici i merr djalit telefonin e tij celular.

Pastaj, ai iku me bashkëpunëtorin e tij që po e priste në automjet.