Trump: E shohim Kosovën si partner të rëndësishëm të SHBA-ve

Trump: E shohim Kosovën si partner të rëndësishëm të SHBA-ve

63
0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar urimin që ka marrë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në këtë urim, Trump ka thënë se, Kosova ka punë për të bërë mirëpo, Trump në letrën e tij thotë se, SHBA-të duartrokasin zhvillimin e deritashëm të Kosovës.

“Teksa shteti juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e themelit të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit. Me këtë, Kosova do të bëjë hapa të mëtejmë për hyrjen në Komunitetin Perëndimor të Kombeve”, thuhet ndër të tjera në letrën e presidentit Trump.

Trump: E shohim Kosovën si partner të rëndësishëm të SHBA-ve

Urimi i  presidentit Trump:

I nderuar President:

Në emër të popullit amerikan, uroj Kosovën në dhjetëvjetorin e pavarësisë së saj.

Për gjatë dhjetë viteve, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit të vet dhe demokracisë multietnike. Teksa ka punë për t’u bërë, ne duartrokasim progresin tuaj.

Teksa shteti juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e themelit të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit. Me këtë, Kosova do të bëjë hapa të mëtejmë për hyrjen në Komunitetin Perëndimor të Kombeve.

E shohim Kosovën si partner të rëndësishëm të SHBA-së. Në këtë rast historik, i uroj më të mirën popullit të Kosovës.

Sinqerisht,

Donald J. Trump