Britania uron 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video të...

Britania uron 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video të veçantë

324
0
SHPËRNDAJE

 

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka uruar për 10 vjetorin e pavarësisë.

Përmes një postimi në Facebook, duke e shoqëruar atë me një video përmbledhëse që nga lufta e deri më tash, kjo ambasadë ka shkruar se në këtë vit, Britania e Madhe feston 10 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Kosovës.

Në këtë video ata kanë përmbledhur disa nga takimet më të rëndësishme të përbashkëta që janë bërë mes zyrtarëve të lartë të Britanisë me Kosovën.

Gjithashtu, ata kanë cekur se forcat e Britanisë kanë qenë ndër të parat që kanë hyrë në Kosovë ë vitin 1999 për të ndihmuar në luftën kundër Serbisë.

“Në këtë vit Britania e Madhe feston 10 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Urime 10 vjetorin Kosovë”.