ALEXANDER ALEXANDROVICH VASILIEV (HISTORIANI MË I MADH I BIZANTIT PËR SHEK. XX):

ALEXANDER ALEXANDROVICH VASILIEV (HISTORIANI MË I MADH I BIZANTIT PËR SHEK. XX):

465
0
SHPËRNDAJE

KONSTANTINI I MADH – ILIRI QË NDRYSHOI BOTËN.
QË NGA VDEKJA E KONSTANTINIT TË MADH E DERI NË VITIN 518, FRONI NË KOSTANDINOPOJË U MBAJT KRYESISHT NGA [SHQIPTARËT] DINASTITË ILIRE E DARDANE. GJATË GJITHË KËSAJ PERIUDHE, FRONI NUK U MBAJT KURRË NGA NJË GREK.

Konstantini i Madh vdiq në vitin 337 të e. s. Atij iu bë një vlerësim i rrallë dhe i thellë nga shumë këndvështrime të ndryshme. Senati romak, sipas historianit të shekullit të katërt, Eutropius, e renditi Konstantinin mes perëndive; historia e ka quajtur atë “i Madh” dhe kisha e ka shpallur atë shenjtor, baras me Apostujt (isoapostolic). Historianët modernë e kanë krahasuar atë me Pjetrin e Rusisë dhe Napolonin.
Eusebi i Cezaresë shkroi veprën e tij, “Panegjiriku i Konstantinit”, për të lëvduar triumfin e Krishterimit në dhënien fund, të krijimeve të Satanit, të perëndive të rreme dhe shkatërrimit të shteteve pagane:
“Një Zot, është shpallur për gjithë njerëzimin. Në të njëjtën kohë, një fuqi universale, Perandoria Romake, u ngrit e lulëzoi. Në po atë periudhë, duke shprehur puqjen me të njëjtën Perëndi, dy rrënjë bekimi, Perandoria Romake dhe doktrina e devotshmërisë së krishterë, çelën së bashku për të mirën e njerëzve… Dy fuqi të gjithëpushtetshme, duke u nisur nga e njëjta pikë, Perandoria Romake e ndikuar nga një sovran i vetëm dhe feja e krishterë, vunë poshtë dhe pajtuan gjithë këta elementë që haheshin mes tyre.”

Kur Zeno vdiq, gruaja e tij, Ariadne, u martua me një zyrtar gjykate, të moshuarin Anastasius, me origjinë nga Dyrrachium (Durrësi) në Iliri (Shqipëria e sotme). Ai u shpall perandor në vitin 491 dhe sundoi si Anastasi I deri në vitin 518.
Kjo listë perandorësh (Shënim i përk. – Perandorët me origjinë ilir të Perandoris së Lindjes: Constantine, Constantius, Cosntans, Jovian, Valentinian, Valens, Valentinian II, Gratian, Marcian, Leo I, Zeno, Leo II, Anastasius) tregon se që nga vdekja e Konstantinit të Madh e deri në vitin 518 pas Krishtit, froni në Kostandinopojë u mbajt fillimisht nga dinastia dardane e Konstantinit, ose më mirë të dinastia e të atit të tij, e cila me gjasa i përkiste një fisi barbar të romanizuar nga Gadishulli Ballkanik; pastaj nga një numër romako-jovianësh dhe nga familja e Valentinianit të I-rë; pastaj nga tre pjesëtarë të dinastisë spanjolle të Theodosius-it, pasuar nga perandorë të rastit, që i përkisnin fiseve të ndryshme: trakë, një isaurian (Azia e Vogël) dhe një ilir (ndoshta një shqiptar). Gjatë gjithë kësaj periudhe, froni nuk u mbajt kurrë nga një grek.

Titulli: History of the Byzantine Empire, 324–1453, Volume 1
Autori: Alexander A. Vasiliev
Botues: University of Wisconsin Press, 1952