Zbuloni sekretin e jetëgjatësisë! Do mbeteni gojëhapur nga ajo çka duhet të bëni për të jetuar gjatë!

    553
    0
    SHPËRNDAJE

    Doni të dini recetën e jetëgjatësisë sipas ekspertes Claudia Kawas, nga Universiteti i Kalifornisë, e cila ka kaluar më shumë se 15 vite duke studiuar njerëzit mbi 90 vjeç?

    Nëse po, atëherë ju ftojmë që të njiheni me të!

    Receta e jetëgjatësisë përfshin 15 minuta stërvitje në ditë, shpenzimi 2 orë duke u marrë me gjërat që pëlqeni më shumë dhe shijimi i dy gotave verë.

    Gjithashtu ekspertja rekomandon që të mbani një peshë të shëndetshme dhe të pini 2 filxhanë kafe në ditë.

    “Dilni nga shtëpia dhe flisni edhe me të panjohurit, në vend që të rrini duke plotësuar fjalëkryqe ose duke luajtur Sudoku”, rekomandon ekspertja.

    “Njerëzit duhet të përpiqen të përfshijnë sa më shumë gjëra gjatë ditës nëse duan t’i japin shansin vetes që të jetojnë sa më gjatë”, deklaroi ajo gjatë një konference të mbajtur në Austin të Teksasit.

    Ajo dhe ekipi i saj e nisën studimin për të gjetur arsyet përse disa njerëz jetojnë mbi 90 vjeç ndërsa të tjerët jo. Në studim u përfshinë mbi 1700 vullnetarë, ku u monitoruan në lidhje me mënyrën e jetesës dhe si ndikonte ajo në shëndet.

    Në fund të studimit u arrit në përfundimin që personat të cilët pinin rreth 2 gota birrë ose verë në ditë ishin 18% më pak të rrezikuar që të kishin një vdekje të parakohshme.

    “Nuk kam ndonjë shpjegim për këtë, por mendoj se konsumimi i moderuar i verës ose birrës shton jetëgjatësinë”, deklaroi dr. Kawas gjatë konferencës së përvitshme të organizuar nga Shoqata Amerikane për Avancimin e Shkencës.

    [Burimi: The Telegraph]