Thana dhe Vidasi, Hyjni të Panteonit Ilir

Thana dhe Vidasi, Hyjni të Panteonit Ilir

861
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

Shqiptarët kanë një pasuri të madhe mitologjike por ende të pa studiuar mirë. Tashmë dihet që figura si Zanat, Orat por dhe figura të tjera si Katallani me një Sy janë pjesë e rrëfimeve dhe mitologjive të hershme shqiptare. Ndër ne, mjerisht, nuk ekziston ende të paktën një sprovë konkrete, për të përmbledhur në një botim botën mitologjike shqiptare, e cila është shumë e pasur dhe, në disa vise, e ruajtur dhe e gjallë deri më sot. Por, megjithatë, materiale të mbledhura, vështrime dhe studime fragmentare kemi, qoftë nga autorë të huaj, qoftë nga njerëzit tanë të aftë për këtë punë.

Ishte viti 1774, kur në Leipzig Johan Tunman, botoi librin e tij “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”.

Në parathënien e këtij libri, duke përmendur direkt shqiptarët, ai theksonte se “asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët.”E megjithatë, ata janë popuj kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. “

 

Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati”. (Studime gjermane. Bot. shqip. 1990) Këto dukuri negative të vëna në dukje nga sa a sa shkollarë, kanë krijuar kontradikta dhe të çara të mëdha mbi njohjen e trashëgiminë tonë. E shihni pra , jemi viktimë e mos shkollimit tonë dhe  agresionit të madh të keqinterpretimit dhe duke i çuar pasardhësit e gjenit njerëzor në drejtimin e kundërt të asaj që ata duan të njohin .

 

Në kohët e lashta, Dielli u quajt zot, pikërisht sepse ishte ai që mundësonte jetën, simbolizonte natyrën, dritën, ditën. E kundërta e Diellit ishte errësira, që nënkuptonte të keqen, të zezën, të ftohtin, djallin. Natën njerëzit primitivë ishin shumë të ekspozuar ndaj rreziqeve, sulmeve të kafshëve të egra, të ftohtit etj. dhe ishin të varur plotësisht ndaj kushteve të natyrës. Për këtë arsye “priftërinjtë e parë” ndërtuan tempujt e Diellit në shenjë kulti në malet më të larta, atje ku rrezet e Diellit preknin më parë dhe me anë të daulleve, lajmëronin popullsinë për lindjen e diellit, që parshihte lindjen e jetës.

Hyjni të Panteonit Ilir : Thana dhe Vidasi – një çift hyjnor ilir, që është figuruar në disa monumente të bëra nga ilirët. Katër altarë votivë me mbishkrime i janë kushtuar këtij çifti e janë gjetur në Topusko. Emrat e këtyre hyjnive janë, , emra ilirë. Thana është hyjneshë me atribute të Artemisit, apo Dianës. Vidasi ka atributet e hyut të pyjeve, kullotave e burimeve, të Silvanit romak. Relievet e këtyre hyjnive të këtij binomi kultik janë edhe vepra të vërteta të artit ilir; ato kanë veshje ilire dhe një stil karakteristik vendas..

 


Ajo çka më intrigon është se literature vazhdimisht flet për hyjnitë “ romake dhe greke “ Silvanusi dhe Diana .Po , ç`farë Sivani e ç`farë Diane ? Gjurmët e Gjurmët e Thanës dhe Vidasit janë gjetur gjithkah në tokat ilire

 

Kulti i Diellit është krijuar në tokat tona para ardhjes së romakëve , ata i gjetën këtu ata e panë se kush ishte kush dhe pa fije baze ndërruan histori dhe ndërruan emrat e hyjnive, ndërruan çdo gjë për të humbët e të parëve të vendit të pushtuar . Gjurmët e Gjurmët e Thanës dhe Vidasit janë gjetur gjithkah në tokat ilire

 

Në studimin  “Hybrid Deities in South Dalmatia”- Marina Prusac të lexuar në
“ Roma 2008, International Congress ofClassical Archeology, Meeting between cultures in the ancient Mediterranean”  shihet e vërteta e pa mohuar e shpërndarjes së Hyjnive ilir nëpër Dalmaci dhe Bosnje të Thanë dhe Vidasit.

.

(“ In Illyria-Dalmatia, the pastoral deity of the indigenous groups became known and widely worshipped in the form of the Greek Aegipan, the Latin Silvanus, sometimes associated with Priapus6 . The qualities of Silvanus as a fertility god made him a suiting choice in the negotiation of cult practices. In a relief from the mountain plain at Glamoč in the interior of present-day Bosnia, Silvanus appear with his characteristic goat legs,”)

Perënditë zakonisht paraqiten me hyjnesha sikur se Diana me nimfat e saja, Diana duhet të jeteë version latin i emrin ilir ,Thana e cila ishte shoqëruese e Silvanit . (The god generally appears flanked by female deities such as Diana and the nymphs15 . Diana might be a Latin version of the Illyrian name Thana, who is attested as a female companion to Silvanus by an inscription from Toposku16 ) Reliefet e saj janë gjetur në afër Splitit si dhe në Apolloni.

Në anët e Cetines është gjetur gjithashtu relief i burrit të vjetë me mjekërr i shoqërua me dhi dhe qen.

Në Bosna në vendin e fisit ilir të Daorsëve gjendet Hyjnesha ilire Thana



Por e kemi edhe në Dardanin tonë , Andinin.
Andini – hy epikorik itrevës dardane. Emri i tij është gjetur në një monument mermeri pranëKaçanikut, në kufi të Dardanisë dhe të Maqedonisë. Emri futet në repertorinonomastik ilir. Funksionet e këtij hyu Z.Mirdita i përngjason me ato të Vidasit(Silvanit romak).

Shkenca shqiptare duhet më në fund të flet të vërteten shqiptare

Referencat”
-http://www.dardania.de/vb/upload/archive/
-Përtej mjegullës së Ilirisë – Prof. Gëzim Uruçi
-Marina Prusac “Hybrid Deities in South Dalmatia”
-fotot nga Marina Prusac

Fahri Xharra,24.05.17
Gjakovë