FLAMURI SHQIPTAR FLUTUROI DY HERË NË HËNË. NASA, APOLLO 14 DHE 15...

FLAMURI SHQIPTAR FLUTUROI DY HERË NË HËNË. NASA, APOLLO 14 DHE 15 – HERËN E PARË U MBAJT NGA NJË SHQIPTAR

3474
0
SHPËRNDAJE

Është bërë e ditur që prej disa vitesh më parë, se Flamuri Kombëtar Shqiptar, ka qenë pjesë e misionit APOLLO 14 dhe është mbajtur nga astronauti me origjinë shqiptare, Rear Admiral Alan B. Shepard.

Ai e ka vërtetuar këtë gjë duke vënë edhe një mbishkrim në të dhe në pjesën e kartonit ku qëndron flamuri. Këtë dëshmi e ka sjellë nëpërmjet një artikulli (më poshtë artikulli sillet i plotë), studiuesi i mirënjohur shqiptar, dr. Moikom Zeqo, që asokohe ishte edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar.

Por dje, më datën 28 nëntor 2016, në kuadër të festimeve për ditën e Pavarësisë, emisioni Pasdite në Top Channel, nën lajmërimin “Flamuri i parë shqiptar që ka mbërritur në Hënë”, paraqiti flamurin i cili kishte fluturuar në Hënë i mbajtur nga ekuipazhi i misionit Apollo 15, bashkë me disa flamuj të tjerë, – i blerë ky, nga koleksionisti Florend Kalivopulli.

Flamuri ka përmasat 6×4 inç dhe ka të shkruar mbi vete, me shkrim dore, këtë mbishkrim:

“Flown to the Moon on Apollo 15 Al Worden CMP” (Fluturoi në Hënë me Apollo 15).

Ky flamur u shit në 15 nëntor 2012 nga Worden Auction dhe u ble, sipas gjasave, nga koleksionisti shqiptar, Florend Kalivopulli, i cili tashmë e ka pjesë të koleksionit të tij personal, bashkë me certifikatën e autenticitetit.

Megjithatë, as koleksionisti e as emisioni nuk ishte në gjendje të jepte dot një shpjegim faktik se si përfundoi ky flamur në atë mision dhe cili person mund të ishte bërë shkas. Ndërkohë, edhe pse u quajt si flamuri i parë shqiptar në Hënë, sipas fakteve, ai është flamuri i dytë shqiptar që është ulur në hënë. I pari u ul me misionin APOLLO 14.

Më poshtë historia e flamurit të parë që u ul në hënë me APOLLO 14, madje i mbajtur edhe nga një astronaut me origjinë shqiptare…15194585_1481214471892035_8613827169853045210_o

APOLLO 14 DHE FLAMURI SHQIPTAR NË HËNË

Nga Dr. Moikom Zeqo,
Drejtor i Muzeut Historik Kombetar,
Revista Mbrojtja, 4 Gusht 2003

Duke kërkuar në arkivin e Muzeu Historik Kombëtar gjeta një dokument të jashtëzakonshëm nga të gjitha pikëpamjet. Mbi një karton të fortë është vendosur një fotografi e anijes kozmike Apollo 14, fotografi e bërë nga sipërfaqja e Hënës. Krahas kësaj fotografie është vendosur një flamur Shqiptar i përmasave të vogla. Nën fotografi është shkruar:

Antares at fra mauro, kurse poshtë fotografisë është ky mbishkrim: This flag ëas carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 through February 9, 1971.
It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General Assembly.

Nga ky shkrim mësohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) është mbartur në Hënë në trupin e anijes kozmike Apollo 14 nga 31 janari deri më 9 shkurt 1971. Ky flamur është paraqitur prej zëvendësadmiralit Alan B. Shepard Jr., të Flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që ka qenë delegat në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Antares është pjesa e anijes që zbriti në Hënë dhe Fra Mauro është emri i vendit në Hënë ku zbriti anija. Ka edhe një mbishkrim dore shkruar me bojë të zezë nga Alan Shepardi, që lexon: “With the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71” e që përkthehet në shqip: “Me fjalët më të mira të astronautëve të Shteteve të Bashkuara”.15181614_1481214325225383_7849291635939817066_n

Alan Shepard, 2 tetor 1971. Ky dokument që përmban flamurin shqiptar me fotografinë në Hënë së bashku me mbishkrimet, i është dorëzuar prej vetë astronautit Alan Shepard një dilomati shqiptar, i cili pat marrë pjesë edhe ai në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Alan Shepard, kur ka përgatitur këtë dhuratë dhe për ta bërë më të vërtetë dokumentin, ka shkruar me dorën e tij përshëndetjen jo vetëm nga vetvetja, por edhe nga astronautët e tjerë të SHBA-së. Kjo do të thotë që fakti i mbartjes së flamurit shqiptar ka qenë temë bisede e astronautëve bashkudhëtarë. Pra Shepard u ka folur atyre për origjinën e tij shqiptare. Gjesti i Shepardit është i madhërishëm.

Duke lexuar një enciklopedi të kozmosit, ku janë dhe emrat e kozmonauteve në vite, lexohen këto të dhëna për Alan Shepardin. Ai u lind në East Dery, New Hampshire të SHBA më 18 nëntor 1923. Është me origjinë shqiptare. Ka kryer Akademinë Detare Amerikane në Anapolis ku mbaroi dhe një shkollë fluturimi për pilot joushtarak. Më pas bëri edhe Shkollën e Marinës për pilot në Patuxent, Maryland, si dhe Shkollën Detare të Luftës në New Port Rhode Island më 1958. Më 1961 u ngrit në hapësirë si njeriu i parë në botë rusi Juri Gagarin. Ai fluturoi në kozmos si pasagjer, kurse Shepardi në misionin Apollo 14 në janar-shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike. Si kozmonaut, ai është i pari që ka fluturuar në kozmos si amerikan dhe i pesti që ka shkelur në Hënë. Para daljes ne pension Alan Shepard gradohet admiral. Ai ndërroi jetë më 21 korrik 1998; pra jetoi 75 vjet.

Në të njëjtën enciklopedi flitej edhe për William Gregory një tjetër astronaut shqiptaro-amerikan. Gregory lindi në Lock-port, Nju Jork më 14 maj 1957. Është me origjinë nga fshati Dardhë e Korçës. Më 1979 u diplomua për shkenca inxhinierike në Akademinë e Forcave Ajrore. Mori doktoratën si inxhinier mekanik nga Colombia University më 1980 dhe Doktoratën për drejtues më 1984. Në vitet 1981-1986 ka qenë pilot fluturimi me avionët Fl11. Më pas shërbeu si mësues pilotësh pranë Forcave Ajrore Britanike. Ka fluturuar në më shumë se 40 lloje avionësh dhe ka kapërcyer mbi 5000 orë fluturimi. U zgjodh nga NASA në janar 1990 dhe u shpall astronaut në korrik 1991. Fluturimin e tij të parë Shuttle STS-67 në hapësirë e kreu më 2 mars 1995 nga Qendra e Hapësirës Kenedi dhe u ul në Tokë më 18 mars 1995. Ka vendosur rekordin e fluturimeve në hapësirat kozmike, me 16 ditë dhe 15 orë duke plotësuar 262 rrotullime drejt Tokës. Ai fluturoi mbi 11 milionë km në Kozmos, ka mbi 400 orë fluturime në hapësirën kozmike, krahas 5000 orëve si pilot. Tani punon si drejtues për zhvillimin e biznesit në Arizona të SHBA. Meqenëse Shepardi ka vdekur, shpresojmë që Gregorin ta takojmë së shpejti. Të dy këta emra kanë vendin e tyre në Muzeun Historik Kombëtar dhe në kujtesën e shqiptarëve.